Autoshkalla më e lartë 54 metra, arrin në 20 kate, Zjarrfikësi: Kullat e Tiranës duhet të pajisen me sistem fikje zjarri

Autoshkalla më e lartë 54 metra, arrin në 20 kate, Zjarrfikësi: Kullat e Tiranës duhet të pajisen me sistem fikje zjarri

Pallati 10-katësh i djegur në Tiranë, 14 shtator 2023

Zjarrfikësja e Tiranës ka 3 autoshkallë për të shuar zjarret në lartësi, 18 metra, 32 metra dhe më e gjata, 54 metra gati për 20 kate. Por rastin e pallatit 10-katësh tek ish parku i Autobusëve, Kryetari i sindikatës Bledar Bajrami, thotë se për shuarjen e flakëve përdorën shkallën më të vogël. Dhe kjo e ka një arsye.

“Kishim vështirësi rrugën, kemi prerë pemë, kemi larguar betona dhe makina për të hyrë zjarrfikësit, kjo ka qenë në fillimin e situatës. Ne kemi një autoshkallë 54 metra, për gati 20 kate. Autoshkalla që kemi është më e larta në Ballkan por do një hapësirë ajo që të hapi këmbët e të mbahet, ishte e pamundur të futej aty. Shkalla kur rrotullohej për 1 milimeter kapte pallatin tjetër. Nëse do të kishim pasur rrugë, hapësira, do të vinte autoshkalla e madhe e do të mbyllej brenda një ore. Ishte ngjitur nuk kishim si të hynin zjarrfikëset. Nuk kishim si hynin, nuk kishin si lëviznin makinat tona, aty ishte hyrja e parkimit”  tha Bajrami për Report Tv. 

Efektivi i Forcave zjarrfikëse thotë se për ndërtesa më të larta se 20 kate, siç janë kullat në Tiranë autoshkalla nuk arrin, edhe pse sipas kreut të sindikatës së zjarrfikësve është më e larta në Ballkan.

Për këto kulla shumë katëshe në Tiranës zjarrfikësit thonë se ndërtuesit duhet të sigurojnë këto godina me sistem të fikjes së zjarrit që aktivizohet menjëherë lagia e objektit (me uje) në rast tymi ose nxehtësie por dhe të jenë të pajisura me sisteme antizjarr.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 15/09/2023 20:24

    Ky pushtet kriminel e ka një qëllim, vrasjen e shqiptarve më ndihmen e serborusis fashiste …

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë