Drejtori i Përgjithshëm i ARRSH, Afrim Qendro deklaron se palmat nuk kanë qenë shkaku që solli bllokimin e autostradës Tiranë-Durrës nga përmbytjet mbrëmjen e djeshme.

“Unë mendoj që aksi Tiranë-Vorë ka disa probleme nuk ka të bëjë me mbledhjen e palmave, ne jemi duke monitoruar. Ka disa fajtorë, kanalet kulluese, ndërtimet pa leje, ndërhyrjet dhe spostimi i veprave që shkarkojnë ujë. Në fund do të bëhet një analizë për shkaqet dhe një zgjidhje që të mos përsëriten më probleme të tilla” deklaroi ai në Report Tv.

Duke u ndaluar te akset kombëtare, ai theksoi se të gjitha janë të kalueshme duke përjashtuar raste të veçanta. “680 punëtorë kanë qenë në terren për hapjen e rrugëve që kanë qenë bllokuar. Jemi në monitorim, besoj që në orët në vazhdim dhe nesër që pritet një situatë përgjatë Vjosës, të përballojmë situatën.

Ura në Fushë Krujë- Laç ka dalë jashtë funksionit, por lëvizja funksion në rrugët dytësore. Kemi pasur problem në Karrdhiq dhe një urë, ndërsa në Viro është bllokuar segmenti nga niveli i lartë i reshjeve. Jemi duke punuar në zonën Tepelenë-Përmet, ndërsa akset tjera janë në funksion dhe të monitoruara” deklaroi ai. 

dy.b/shqiptarja.com