ELBASAN- Banorët e komunës së Bradasheshit protestuan sot paradite për shpronësimin e tokave, ku kalon autostrada Tiranë- Elbasan. Protesta u zhvillua para godinës së komunës. Banorët pretendojnë se u janë shpronësuar tokat me çmim më të lirë se tregu dhe për këtë ata kërkojnë një rivlerësim të saj.
Mësohet se rreth 30- 40 familje preken nga kalimi i autostradës së re. Banorët e Bradasheshit më pas bllokuan rrugën nacionale për disa minuta dhe më pas u shpërndanë qetësisht.
(b.a/shqiptarja.com)