Në vend që puna të vijonte normalisht dhe për ta, pronarët ndodhen nëpër bizneset e tyre me lopata në duar duke pastruar inertet e lëna nga uji. Sipas tyre kjo është hera e dytë ata përmbyten, por këtë herë pasojat kanë qenë katastrofike për ta.
“Këtu është një dëm shumë i madh. Kemi dalë sot të gjithë për të rregulluar situatën. Kemi marrë edhe kompani për pastrimin, por numk dimë si të dalim nga situata. Është hera e dytë që na ndodh, por këtë herë dëmet janë shumë të mëdha.
U munduam të shpëtonin çfarë të mundnim, por ishte e vështirë, shumë pak gjëra arrirtëm të shpëtojmë. Për momentin po heqim llucën që kemi nëpër këmbë. Këtu kemi pasur edhe një fermë me gjë të gjallë e kanë ngordhur të gjitha.
Mbi ne bie një risk shumë i madh. Për këtë shteti nuk ka vënë dorë, nuk kanë ardhur të na shohin, duam të dimë me ne çfarë do të ndodhë a do të kemi mbështetje?”, thotë pronarja e një biznesi.
Pronarët kërkojnë ndihmën e shtetit për të dalë nga situata e kërkua, por sipas tyre, ndonëse dhe në përmbytjen e parë kërkuan ndihmë nuk iu rimbursua asgjë.
"Është hera e dtë që përmbytemi. Edhe vjet kërkuam ndihmë dhe nuk na u rimbursua asgjë. Tani u përmbytëm sërish. Kjo situatë mund të jetë e vazhdueshme, kjo zonë bllokohet gjithmonë.
I kërkoj strukturave të shtetit të jenë më të ndërgjegjshëm për këto biznese, sepse situata nuk po shikohet me syrin që duhet shkuar. Ne për momentin nuk bëhet fjalë të punojmë, jemi akoma duke u marrë me pastrimet.
Uji brenda ka qenë mbi një metër. Gjithçka që ishte brenda iku dëm, prandaj shteti duhet të verë dorë.”, u shpreh pronarja e një biznesi.
Aksi Tiranë-Durrës u bllokua pasditen e djeshme për shkak të reshjeve intensive të shiut të cilat sollën edhe përmbytjen e segmentit pranë Vorës. Dhjetëra automjete mbetën të bllokuara mes ujit, ndërsa Forcat e Armatosura evakuuan qytetarët e izoluar .
Ajo u rihap pas punës intensive prej 20 orësh.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

VIDEO











