Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave është regjistruar paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Maminaz ku automjeti me targë AA 286 EY ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Si pasojë e aksidentit janë aksidentuar lehtë drejtuesja e mjetit N. M. 31-vjeçe, banuese në Tiranë dhe pasagjeri, dhe A.D. 32-vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen Efektiveve e Policisë, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

aksidenti tirane durres

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com