Autostrada Tiranë-Elbasan
bërzhitasit në protestë

Autostrada Tiranë-Elbasan<br />bërzhitasit në protestë
TIRANE-  Banorët e komunës Bërzhitë protestojnë për ndërtimin e autostradës Tiranë- Elbasan, pasi nuk janë dakord me vlerën e tokës së cilës do tu shpronësohet, pasi është projektuar kalimi i autostradës.

Rreth orës 09: 30 minuta banorët bllokuan me gurë aksin nacional Tiranë- Elbasan, në Bërzhitë. Banorët thonë se 1 metër katror tokë, është vlerësuar me 300 lekë të reja, “sa një paketë duhan”, thonë. Ata ankohen se me këtë dëmshpërblim, nuk do mund të blejnë tokë tjetër për të ndërtuar shtëpitë e tyre.

“Ne na kanë vlerësuar tokën me 3000 lekë të vjetra për metër katror, sa një kafe dhe një teke raki” – thotë një banor, ndërkohë që një tjetër shton
“Unë jam demokrat, gjithë zona e di, shkoni e pyetni, por me këtë nuk pajtohem. I them qeverisë të shikojë çmimin”

“Toka te ne ka shku 50 mijë lekë, ku ti marr unë të blej tokën tjetër? Ku të shkojmë, të dalim para qeverisë me çadra? Qeveria të japë cmimin e duhur.”- thotë një tjetër.

Banorët kërkojnë që të negociohet për një cmim më të mirë, që tu afrohet cmimit të tregut, i cili, sipas tyre, është minimumi dhjetëfish më i lartë. Gjithashtu ata kërkojnë parapagesë të këtij dëmshpërblimi.

Të indinjuar shtojnë se kanë bërë ankesën në Kryeminsitri, Ministrinë e Transporteve, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. ndërsa Këshilli i Qarkut i ka kthyer përgjigje se nuk kishin kompetencën për të ndryshuar cmimin e tokës.

Bllokimi ka vazhduar për gati 30 minuta, dhe më pas me n dërhyrjen e policisë janë larguar gurët.
( ne foto pamje nga protesta)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'