Autostrada Tiranë-Durrës, sot nis ndërhyrja në segmentin Maminas-Sukth/Si devijohet trafiku

Ka kaluar në fazën e tretë ndërhyrja në autostradën Tiranë-Durrës. Që prej orës 06:00 të kësaj të hëne, segmenti i autostradës që është përfshirë nga punimet është ai Maminas-Sukth në drejtimin Tiranë-Durrës. Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor bënë të ditura detajet si do devijohet trafiku në një njoftim për shtyp.

“Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se ne vijim te ndërhyrjes emergjente për riparimin e shtresave asfaltike në aksin Tirane – Durrës në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore do të rinise te Henen ne oren 06:00 te mengjesit fazen e trete e punimeve ne segmentin Maminas – Sukth ne drejtimin Tirane – Durres.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin ne menyre rigoroze sinjalistiken provizore te vendosur dhe udhezimet e policise rrugore ne terren.

Njoftimi i ARRSH për punimet në autostradën Tiranë-Durrës

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

Bllokimi/Devijimi i trafikut prej orës 06:00 të kësaj të hëne

Trafiku në drejtim Tirane-Durres devijohet ne kryqezimin e Maminasit ne drejtim te rruges dytesore. Masat e marra kanë nisur të zbatohen që prej orës 06:00.

Automjetet qe udhetojne nga Tirana ne drejtim te Durresit duhet te futen ne nenkalimin e Maminasit ( Lalezit) te Autostrades dhe te vazhdoje ne rrugen dytesore deri ne kryqezimin e Sukthit dhe ne vazhdim mund te dalin perseri ne autostrade ose te vazhdojne ne rrugen dytesore.

Ky devijim do te vazhdoje deri diten e enjte date 21/06/2018.

"Keshillojme gjithashtu qe mjete e transportit te rende qe udhetojne nga Fushe Kruja ne drejtim te Durresit te kthehen ne rrugen dytesore ne Vore duke perdorur nenkalimin e rruges se re.

Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Maminas – Sukth do të fillojë ndërhyrja në segmentet e tjera për të cilat ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik”
, përfundon deklarata.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë