Kalimi i Bale në ekipin e Realit të Madridit është kthyer në një luftë nervash mes Totenhemit dhe Los Blankos.

Kështu, trajneri Villas Boas ka sulmuar Carlo Anceloti pas elozheve që thuri për Bale dhe publikimin e negociatave mes dy klubeve.

”Gjëja e vetme për të cilën kemi komunikuar me Real Madridin është se ai është lojtari jonë dhe nuk është në shitje.

Mendoj se vendimi për t’i bërë publike këto negociata nga ana e Ancelottit nuk ka qenë i mirë. Carlo është një person që unë e respektoj shumë, ne kemi respekt të ndërsjellë, por duke parë se si është situata ata përsëri vendosën t’i bëjnë publike bisedimet.

Spekulimet se Bale është lojtar i Realit nuk janë të vërteta. Ne kemi biseduar me Real Madridin për shkak se kemi respekt pas transferimit të Modricit sezonin e kaluar, po ndërtojmë një ekip të mirë për sezonin e ardhshëm, Balen e duam në ekip. Por, në futboll gjithçka është e mundur”përfundoi ai.