Thaçi dhe Veseli nën akuzë për krime lufte/ Shahini: UÇK-ja ushtri çlirimtare! Përpjekjet për të cenuar këtë vlerë të Kosovës duhet dënuar

Thaçi dhe Veseli nën akuzë për krime lufte/ Shahini: UÇK-ja ushtri çlirimtare! Përpjekjet për të cenuar këtë vlerë të Kosovës duhet dënuar

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini

TIRANW- "Çdo përpjekje për të cenuar këtë vlerë të Kosovës duhet dënuar nga të gjithë", kështu shprehet ministrja e Arsimit, Besa Shahini për aktakuzat e ngritura nga Haga për krime lufte për presidentit e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish- kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

"UÇK-ja ishte ushtri çlirimtare dhe mishërimi i përpjekjes për liri. Ajo është themeli i Republikës së Kosovës. Çdo përpjekje për të cenuar këtë vlerë të Kosovës duhet dënuar nga të gjithë", shkruan Shahini.

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, njoftoi të mërkurën se ka ngritur akuza ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte ndër të cilat, vrasje të paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Sipas prokurorit akuzat janë ngritur më 24 prill.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • labi: 25/06/2020 18:17

    kujtoja se kjo ishte inteligjente por qenka kokrra e idjottes ose me sakt anti kombetare qe flet per Kosoven sikur flet per nje krahin te huaj shqiperia e Shqiptareve vdskje tradhtatve!!!

    Përgjigju
  • Theresa: 25/06/2020 17:04

    Zonja Besa Shahini për ty një Histori të shkurtër që qarkullonte nëpër Tiranë në Kohën e Komunizmit. Djali i vogël pyet Babain: Babi çfar është Ministërja e Arësimit?...(aso Kohe Lenka Çuko e ashtuquajtur Ministre pa Kulturë) Babai psherëtin gjatë (boooch) dhe i përgjigjet të Birit: Unë që shoh TV. jam Sekretari i Partisë, Mamaja që po gatuan në Guzhinë është Drejtoresha dhe Gjyshja në Dhomën tjetër që as nuk sheh dhe as nuk dëgjon është Ministërja e Kulturës. Sëpari Zonja Ministre BE. ja ka besuar këtë Detyrë Clint Williamson si Njeri i besuar dhe kompetent i Drejtësisë Botërore. Sëdyti ai e ngre lart Rolin e UÇK. dhe ka folur vetëm për Individët. Nëse ti si Ministre e Kulturës nuk arrin ta kuptosh atë, atëhere më mirë mos reago. Një Këshillë nga Ana ime! Krehi Flokët para se të dalësh në Fotografi. Faleminderit.

    Përgjigju
  • Adela: 25/06/2020 15:39

    Foli analfabetja qe pune te pare ne jeten e saj dhe cv ka punen si ministre!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë