Avdullah Hoti,kandidati  i LDK për
Kryeministër në Kosovë 

Avdullah Hoti,kandidati  i LDK për<br />Kryeministër në Kosovë 
Avdullah Hoti është kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së. Ndërkohë që afati për deklarimin e koalicioneve për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit në Komisionin qëndror të zgjedhjeve përfundon nesër,LDK ka vendosur për kandidatin për kryeministër. Partia e udhëhequr nga Isa Mustafa ka vendosur që Ministri i Financave në largim, Avdullah Hoti të jetë kandidati i zgjedhur nga LDK-ja për kryeministër.
 
Ndërkohë LDK deri tani nuk ka zyrtarizuar ende asnjë koalicion parazgjedhor. Kryeministri në largim Isa Mustafa ditë më parë deklaroi se ai nuk do të garojë më  për postin e Kryeministrit.

“Në mbledhje me bashkëpunëtorët e ngushtë kemi vendosur që në mandatin e ardhshëm të kemi një Kryeministër tjetër”, ka thënë ai. “Sepse ne duhet të hapim rrugë në LDK për kuadro. Duhet të hapim rrugë për njerëz të ri”,ka shtuar më tej Mustafa. “Unë do të ulem me Nënkryetarët e Partisë,Sekretarin, me Kryetarët e Degëve dhe do të dalim me propozimin se kush do të jetë Kryeministri i ardhshëm i Republikës nga LDK-ja”, ka shtuar ai.
 
 
Mësohet se deri mesnatën e së martës, partitë politike kanë si obligim të deklarojnë në KQZ koalicionet garuese në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 11 qershorit. 16 maji është menduar të jetë afati i fundit nga KQZ-ja që partitë politike të deklarojnë koalicionet garuese në zgjedhje, derisa të hënën ka përfunduar afati për deklarim për mospjesëmarrje eventuale në zgjedhje.
 
Edhe pse kanë mbetur vetëm pak orë në përfundim të këtij afati, ende asnjë nga subjektet politike nuk ka zyrtarizuar koalicionet parazgjedhore- me përjashtim të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe Nisma për Kosovën, të cilat një marrëveshje të tillë e kanë nënshkruar prej më tepër se një viti.
 
 
Kosovarët do t’u drejtohen të dielën e 11 qershorit 2017 kutive të votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, pasi ato u shpallën javën e kaluar nga presidenti i vendit Hashim Thaçi, menjëherë pas shkarkimit të Qeverisë Mustafa me anë të një mocioni të votuar në Kuvend, të iniciuar nga opozita dhe përkrahur nga PDK-ja.




Redaksia online 
D.M/Shqiptarja.com
 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tifozët i dalin kundër Armando Brojës, gazetari i BBC 'e dërgon' në Principatë

Tifozët i dalin kundër Armando Brojës, gazetari i BBC 'e dërgon' në Principatë