Aventura te Atletico drejt fundit, në Itali ëndërrojnë Simeone-n! Trajneri në 2018: Interin do e drejtoj në momentin e duhur

Aventura te Atletico drejt fundit, në Itali ëndërrojnë Simeone-n! Trajneri në 2018: Interin do e drejtoj në momentin e duhur

Trajneri i Atletico Madrid Diego Simeone

Dy ditë më parë mediat në Spanjë raportuan se Diego Simeone me shumë mundësi në fund të sezonit do largohet nga Atletico Madrid, atje ku është emëruar që në 2011 dhe ku është bërë trajneri më i paguar në botë.

Që prej atëhere ai ka fituar dy herë La Liga-n dhe ka shkuar dy herë në finalen e Champions League, por këtë sezon është eliminuar që në grupe dhe është larg kryesuesve në kampionat. Gjithsesi më shumë se këto detaje duket se ambienti ka nevojë për ndryshime dhe kjo është arsyeja që Simeone mund të largohet.

Deri më tani skuadrat më pretendente për të marrë trajnerin janë skuadrat në Premier League, por në Itali kanë filluar të ëndërrojnë për shkak të një lidhje që argjentinasi ka me Interin, skuadrën me të cilën ka qenë pjesë si lojtar. Në lidhje me këtë mundësi Simeone kishte folur më herët në 2018.

“Interin e konsideroj gjithmonë një opsion, por tani kanë një trajner si Spaleti që po bën shumë mirë dhe unë jam i fokusuar te puna ime me Atletikon. Stoli i Interit do të më besohet në momentin e duhur, atëherë kur është për të ndodhur,”- shprehej Simeone në 2018-ën.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Milan i dërrmuar nga eliminimi, tifozët i kërkojnë llogari futbollistëve! Ultimatum për derbin, trajneri Pioli i ikur

Milan i dërrmuar nga eliminimi, tifozët i kërkojnë llogari futbollistëve! Ultimatum për derbin, trajneri Pioli i ikur