Aventurat e rrezikshme të turistëve, tur-operatori për Report Tv: Mendojnë se njohin territorin! Guida jo-profesionale, nuk bëjnë trajnime

Eksplorimi i natyrës shqiptare dhe në terrene të vështira malore dhe jo vetëm, nga ana e turistëve të huaj, në shumë raste është shoqëruar me problematika, ku disa prej tyre kanë humbur rrugën, disa madje kanë marrë dhe lëndime .

Tur-operatorit Riges Beqirit dhe biologia  Aurora Piroviç, të ftuar në Report Tv, në emisionin “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu thonë se aventurat e rrezikshme të turistëve lidhen me praninë e guidave jo-profesionale dhe të pa licencuara, por në shumë raste në eksplorimin  e zonave të ndryshme, turistët mendojnë se e njohin territorin.

Sipas tur-operatorit Beqiri, në shumë raste nuk kanë as mjetet themelore, si :pasja e një harte të detajuar apo pajisje GPS, e cila gjurmon vendodhjen tij.

Turistët humbasin sepse nuk kërkojnë një guidë dhe nuk kërkojnë që të kontaktojnë dhe të kenë një agjenci. Ata nuk kanë as mjetet e duhura. Themelore janë pasja e një harte si dhe GPS. Ata duhet të flasin me banorët në lidhje me marrjen e informacioneve për territorin. Po ashtu turisti duhet të njoftojë orarin në të cilin duhet të kthehet në bujtinë që në rast se vonohen ka diçka që nuk shkon.",  shprehet ai. 

Për biologen Aurora Piroviç, shqetësues është fakti që nuk ka agjenci të mirëfillta që organizojnë ture.

“Agjencitë turistike që japin informacione  janë shumë, por janë dhe vetë turistët në disa raste që nuk shkojnë të marrin informacion. Ata nuk kanë as informacionet bazike . Në momentin kur mbërrijnë te bujtina, dhe duan të ngjisin një shteg ose mal, mendojnë se kanë eksperiencën e duhur . Ata nuk marrin informacionin e duhur nga agjnecitë. Informacioni që duhet të ketë çdo admirues për hiking, duhet të marr  informacione në lidhje me kohën, kilometrat, pasi je totalisht i shkëputur nga virutaliteti për të kontaktuar. Ka nevojë për rimarkimin e shtigjeve, si dhe ofrimi i hartave të primtuara dhe digjitale që agjencia duhet t’i ketë, jo vetëm të sigurojëvetëm transportin . Nuk ka agjenci të mirëfillta që të organizojnë ture", u shpreh biologia. 

Tur-operatori Beqiri thotë se paraprakisht, për guidat malore duhet të ketë trajnime.

"Është shume e rëndësishëm për vendosja  e sinjalistikës dhe organizatat po bëjnë një punë shumë të mirë. Në veri, shumë markime janë bërë  nga organizatat, ndërsa nga ana e qeverisë është ndërhyrë më shum në infrastrukturë. Por, problemet nuk ndodhin jo gjithmonë për shkak të sinjalistikës, pasi ka turistë që nisen krejtësisht vetëm. Shumica mendojnë se janë të sigurt, moti keq, por ndodh që dhe të shkëputen nga grupi. Në guidat malore nuk mund të shkohet pa trajnime, duhet të jetë patjetër dhe pajisja e ndihmës së shpejtë. Guidat e mira të liçensuar bëjnë seleksionime , në lidhje me personat që nuk janë  të përshtatshëm.", tha ai

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën