TIRANE- Nga Amerika e Jugut në drejtim të Veri, ose në drejtim të Afrikës. Ose nëpërmjet Honduras. Madje më tej, nga zonat kufitare të Meksikës në drejtim të Shteteve të Bashkuara. Më avionë të vegjël, të lehtë, të tipit "Piper", "Cessna", të modifikuar, dhe nganjëherë edhe me avionë të vegjël, të dorës së tretë, për pasagjerë. Flota e narko-trafikut është e fuqishme. Nuk ka afat kohor, nuk ka as kufij. Kufijtë janë një linjë fluturimi, dhe nuk respektohej.

Avionët e trafikut janë bërë një mjet transporti që nga koha e Pablo Escobar dhe karteleve kolumbiane të drogës, në mes të viteve '70 dhe '80, kur trafikut të kokainës iu dha një organizim industrial, një logjistike komplekse, dhe një qasje shumëkombëshe ndaj emigracionit të paligjshëm.

Tashmë pjesa mes Amerikës së Jugut dhe të kufirit Meksikë-SHBA, duke përfshirë edhe Karaibet, mbetet pjesa më e rrahur nga trafiqet e drogës me avionë. Dhjetëra piratë ajrorë zbarkojnë çdo natë ngarkesat e kokainës. Në fillim të viteve 2000, trafikantët e drogës kanë hapur korridorin trans-oqeanik, drejt Afrikës. Dhe pastaj, për të vijuar, u hapën rrugë të vogla drejt Europës: Marok-Spanjë; Marok-Francë; Francë-Angli. Së fundi, më 10 maj 2014, një ulje emergjente e një avioni tip "Piper" në bregdetin Adriatik sinjalizoi hapjen e fundit të një rrjeti trafiku ajror, nga Shqipëria dhe Ballkani, drejt Italisë.

Një video e xhiruar në momente muzgu nga një avion i patrullave kundër trafikut të drogës, tregon live momentet e uljes në xhungël të një avioni që po trafikonte drogë. Natë, pista në mes të pyllit e shenjuar me zjarre dhe shikohet një avion i vogël, që sapo ka preku tokën, del jashtë pistës së përcaktuar më parë dhe përfundon në një fushë me të mbjella. Brenda disa sekondash aty mbërrijnë personat që po prisnin lëndën narkotike, marrin pakot me drogë i sistemojnë në makinat e tyre dhe ikin me shpejtësi nëpër xhungël.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 5 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)