Avionët “MIG” nga skrapi tek Miss-et

Avionët “MIG” nga skrapi tek Miss-et
Janë nëntë finalistet e "Miss Shqipëria 2012", ato që do të përbëjnë kalendarin e këtij eventi të bukurisë shqiptare. Kalendari "Miss Shqipëria 2013", vjen këtë vit në një mënyrë krejt të veçantë. Ai do ti sjell publikut jo vetëm bukurinë shqiptare, por edhe kujtimin e madhështinë e forces së aviacionit shqiptar, “MIG” të cilët kanë përfunduar për skrap. Kjo është një tjetër dhuratë që "Deliart", në bashkëpunim me komandën e forcave ajrore, bën për rikujtimin e kësaj krenarie dhe pikërisht kur kanë kaluar vetëm pak ditë nga kremtimi i 100 vjetorit të Pavarësisë.

Nëntë bukuroshet me në krye “Miss Shqipëria” dhe njëkohësisht “Miss Globe”, Niki Delijorgji vijnë ndryshe dhe me një tjetër imazh, që është kuruar në çdo detaj nga stilistja e mirënjohur Rezarta Skifteri. Këtë e shohim edhe prapa kuintave të këtij kalendari, ku stilistja Rezarta Skifteri, fotograf-dizanjeri Petrit Pema dhe producenti Petri Bozo, një trinom i pandashëm për këtë event. Dhe për të promovuar pikërisht këtë kalendar "Deliart", ka organizuar një mbrëmje ku kanë qenë të pranishëm shumë artistë, politikanë, gazetarë, dhe personazhe të tjerë të botës së ekranit dhe modës.

Në këtë mbrëmje nuk mund të mungonte as këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila shoqërohej nga mikesha e saj e ngushtë, Ingrit Gjoni. Të dyja këngëtaret ishin në formën e tyre më të mirë. Shtatëzania i ka shtuar bukuroshes më shumë hijeshinë, duke e bërë më të ëmbël. Shumë nga personazhet i kanë qëndruar asaj pranë dhe një prej tyre është edhe bashkëshortja e producentit Petri Bozo, regjisorja Alda Bida. Alda e ka përkëdhelur shpesh barkun e Çiljetës dhe siç e shohim edhe në fotografi, kanë kaluar moment të këndshme në shoqërinë e njëra-tjetrës. Çiljeta ka qenë pjesë e këtij spektakli në vitin 2000, dhe ka fituar çmimin "Miss Kinemaja".

Një tjetër e ftuar ka qenë edhe deputetja e Partisë Demokratike, Rajmonda Bulku.Ajo kishte veshur një kostum të zi dhe kishte hedhur në krahë një pelerinë të kuqe. Rezarta Skifteri, e cila është kujdesur për pamjen e bukurosheve, por në këtë event ka qenë edhe vet në formën e saj më të mirë. E veshur me një kostum ngjyrë lejla, Skifteri dukej shumë "trendy". Një tjetër detaj që të binte në sy ishte edhe bizhuja ngjyrë floriri, të cilën Skifteri e kishte vendosur rreth qafës. Kejsi Tola ka qenë një tjetër personazh publik që i është bashkuar këtij eventi.

Ajo ishte veshur me të zeza dhe ngjante shumë elegante. Nuk mund të mungonte në këtë mbrëmje as kryekomisari, Krenar Ahmeti që prezantoi spektaklin "Miss Globe 2012". Krenari dukej mjaft sportive ndërkohë që buzëqesh për paparacin tonë. Bukuroshja e kopertinës të këtij kalendari dhe njëkohësisht vajza që mban dy kurorat e bukurisë, Niki Delijorgji na befason gjithnjë e më shumë me bukurinë e saj. E veshur shumë klas dhe me një çantë "Channel", Niki duket si një zonjushë mjaft sharmante. Me këtë calendar duket se "Deliart", e ka mbyllur me sukses këtë vit të rëndësishëm aktivitetesh, duke lenë derën e hapur për të tjera risi gjatë vitit të ardhshëm.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!