1758303161_a.JPG

Ministri i Jashtëm lituanez ka deklaruar se i duhet një mbrojtje e re ajrore për të luftuar provokimet ruse.

“Rusia kërcënon drejtpërdrejt sigurinë euroatlantike dhe vë në provë kufijtë e NATO-s. Sot, tre avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore estoneze. Këto provokime do të intensifikohen vetëm derisa Aleanca ta transformojë plotësisht Patrullën Ajrore Baltike në një sistem mbrojtjeje ajrore, modelet e mbrojtjes ajrore me rotacion të bëhen realitet dhe Eastern Sentinel të jetë operacional 24/7”, shkroi këtë pasdite në profilin e tij X, Ministri i Jashtëm lituanez.