Avioni i Divjakës,Prokuroria i kërkon
ndihmë ushtrisë ta heqë nga plazhi

TIRANE- Një muaj e 2 ditë pas rrëzimit në plazhin e Divjakës, avioni i pilotit italian Giorgo Riformato mbetet një ekuacion pa zgjidhje për mënyrën se si do lëvizet nga plazhi drejt një vendi ruajtje. Burime për “A1 Report” nga Prokuroria e Krimeve të Rënda thanë se me anë të dy shkresave zyrtare i janë drejtuar Shtabit të Përgjithshëm për të lëvizur provën material avionin tip “Piper” drejt një vendi ruajtje në bazat ushtarake, por ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
 
Avioni aktualisht konsiderohet provë materiale dhe duhet ruajtur si i tillë deri në përfundim të procesit gjyqësor, ku të pandehur janë deri më tani 4 persona dhe dy të tjerë rezultojnë në kërkim.
 
Por si mund të lëvizet avioni model “Piper I-GRMP” i cili në gjendjen që është peshon 912 kg nga plazhi. Për shkak të krahëve me gjatësi afro 10 metër, ky avion nuk mund të lëvizet në rrugë tokësore duke u vendosur mbi një kamion.
 
Nisur nga këto rrethana, Prokuroria ka kërkuar ndihmë teknike nga Ushtria që të gjejë një zgjidhje duke çmontuar krahët e më pas të kryejë lëvizjen e avionit. L
 
ëvizja sipas ekspertëve teknikë mund të bëhet me anë të një mjeti transportues ose me anë të helikopterit model “Cougar” të Ushtrisë, i cili ka kapacitet prej 3.5 ton në ngritjen e peshave.
 
Teksa lëvizja me anë të helikopterit “Cougar” sipas një piloti pranë Forcave të Armatosura të kontaktuar nga “A1 Report”, është e vështirë për shkak të faktit se në ajër ngarkesa rrotullohet dhe krijon rrezik për fluturimin.
 
Në një kohë kur mungon ende një zgjidhje se si do të lëvizet avioni nga plazhi i Divjakës për shkak të gjatësisë së krahëve të tij, kosto për ruajtjen e kësaj prove materiale faturohet mbi Policinë e Shtetit.
 
Në 32 ditë me nga dy policë për 3 turne, janë 192 punonjës policie që paguhen vetëm për ruajtjen e avionit në plazh e kjo shifër shtohet nëse nuk gjendet një zgjidhje.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua

Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua