ITALI-“Avioni Piper është në pronësi të ‘Aero Club Savona’ dhe ne kërkojmë rikthimin”. Eshtë kjo kërkesa që shoqëria i dërgon Ambasadës italiane në Shqipëri Avioni Piper i rënë në Ishëm të Durrësit pak muaj më parë dyshohet se do të transportonte sasi të mëdha droge.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane.
Një letër e re me dokumente ku vërtetohet pronësia e avionit është shfaqur në ambasadën italiane në Tiranë nga avokati Andrea Saccone i punësuar nga Aereo Club Savona.
Ky avion edhe pse jo në mënyrë direkte shihet si një mjet i përfshirë në një trafik ndërkombëtar droge ku sigurisht përmendet edhe emri i pilotit të ndaluar 69-vjeçari Guido Andrea Guidi.
Që nga shtatori avioni tip ‘Piper’ është i bllokuar në Shqipëri, vetëm 30 km në veri të Tiranës. Avioni si pasojë e rënies ka pësuar dëmtime.
Guido është shprehur se ishte i detyruar të ndalonte si shkak i një avarie, por autoritetet besojnë se ai është i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike edhe pse nuk janë gjetur gjurmë të drogës.
Sipas autoriteteve dyshimet kanë ardhur si pasojë e disa rrethanave të cilat nuk përkojnë. E para ishte deklarata e pilotit që tha se kishte ndaluar dhe kishte mbërritur në Shqipëri për shkak të motit të bukur.
Por mediat në Shqipëri hodhën dyshimet se vendi ku ra avioni ishte i përshtatshëm për kalimin e lëndës narkotike. Autoritetet e aviacionit shqiptar thanë se avioni nuk kishte leje për të udhëtuar në qiellin shqiptar. Por shoqëria italiane e cila zotëron avionin kërkon që ky i fundit të rikthehet.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO