TIRANE- Çantat me sendet personale të pilotit italian, Giorgio Riformato sollën një përshtjellim ditën e djeshme në opinionin publik duke detyruar Policinë e Shtetit që të dalë për median dhe të sqaronte përmbatjen e tyre. Në një deklaratë për mediat, Shefi i Sektorit për Narkotikët, Sokol Selfollari, tha se çantat të cilat duken në fotot e publikuara nga mediat janë sekuestruar nga policia, dhe në to kishte sende personale të pilotit italian, si manuale të avionit, licenca, ilaçe, dokumente të ndryshme, veshje, dhe sende të tjera. Gjithashtu policia sqaroi se, makinat që shikohen në foto i përkasin dy oficerëve të policisë që ishin me shërbimin rutinë në atë zonë.
SEKUESTRIMI I ÇANTAVE
Gjatë aksionit të Policisë së Shtetit të zhvilluar ditën e shtunë 10 maj, u sekuestruan edhe 4 çanta që ndodheshin në avionin e bllokuar në zonën e Divjakës, që pilotohej nga italiani Giorgio Riformato. Që në atë moment u fol se, ato ishin në pronësinë e pilotit italian dhe burime nga Policia bënë të ditur për “Shqiptarja.com” se çantat të cilat tashmë i disponon prokuroria mbanin sende personale të pilotit. “Shqiptarja.com” i publikoi këto foto nga vendi i ngjarjes që të dielën 11 maj, ku duken punonjësit e policisë teksa marrin çantat personale të polotit nga avioni i bllokuar dhe i çojnë në makinat e tyre me qëllim mbajtjen si prova.
POLICIA: ÇANTAT JANË PROVA
Në një deklaratë për mediat, shefi i Sektorit për Narkotikët, në Policinë e Shtetit, Sokol Selfollari, konfirmoi faktin se, çantat që duken në foto e publikuara nga mediat janë sekuestruar nga policia si prova. “Çantat e shfaqur anë foto janë çantat e pilotit, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe ndodhen në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Janë çanta me sende personale të pilotit. Kishte manuale të avionit, licenca, ilaçe, dokumente të ndryshme, veshje dhe sende të tjera të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
MAKINAT TË POLICËVE
Gjatë konferencës Selfollari sqaroi edhe praninë e makinës Golf 2. “Makina me targa EL 7117 B, është e punonjësit të policisë të Stacionit Divjakë, Arben Sina, i cili u ngarkua me shërbim në vendin, ku u gjend aeroplani. Personi i dytë është specialist i krimeve në Divjakë, Sheme Kaja. Të dy janë dërguar pranë avionit sapo u ul në Divjakë,” tha Selfollari. Shefi i Sektorit të Antikrimit kërkoi që të mos abuzohet me informacionit, duke u shprehur se kjo: “Përbën keqinformim me keqdashje”. “Kërkojmë të mos keqinformohet publiku për shkak të informacioneve jo të vërteta apo përshkrim jo në përputhje me realitetin”, u shpreh Sokol Selfollari.
MAKINA E DYTE RASTESISHT NE VENDIN E NGJARJES
Policia e Shtetit ka sqaruar edhe praninë e një makine të dytë që ndodhej në vendin ku është ulur avioni. Gjatë konferencës për media, Shefi i Sektorit për Narkotikët, Sokol Selfollari, tha se, makina i përket një personi që është dëshmitar, të cilit i është marrë dëshmia.
Selfollari është pyetur nga gazetarët e pranishëm se, si ka mundësi që në vendngjarje janë parë makina, të paktën sipas dëshmive, janë parë makina që kanë ardhur dhe kanë marrë çanta, të paktën kështu dëshmojnë banorët që kanë qenë aty. Sipas Selfollarit: “Në qoftë se nisemi nga fotot të bëra publike në media, aty nuk shohim asnjë makinë tjetër, vetëm një makinë të një dëshmitari, e cila është një Ford Fokus me portobagazh”. Sipas Shefit i Sektorit për Narkotikët: “Ky dëshmitar po pyetet dhe po marrim dhe dëshminë e tij”.
Ndërkaq nuk është bërë i ditur emri i dëshmitarit. “Nuk na rezulton që të ketë pasur 3-4 makina që të kenë zbritur çanta nga avioni, vetëm çantat që paraqiten në forografi dhe janë çantat, të cilat unë jua shpjegova dhe jua tregova dhe në foto”, nënvizoi gjatë përgjigjes së tij, Selfollari. Duke përfunduar konferencën për media e duke u përgjigjur për makinat e tjera, Sokol Selfollari tha se: “Nga hetimi i deritanishëm nuk na rezulton kjo gjë”.

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com