LEZHE- Lëvizja e një avioni të vogël në malin mbi fshatin Gjadër në Lezhë ka vënë në alarm policinë. Forcat e policisë janë njoftuar se rreth orës 15:00 po lëviz një avion mbi mal, madje duke tentuar që të ulet edhe në pistën e Gjadrit. Menjëherë në drejtim të Gjadrit janë nisur forca të shumta policie, duke nisur verifikimet për lëvizjen e këtij avioni. Pas 30 minutash policia bëri të ditur se bëhet fjalë për një avion të Ministrisë së Bujqësisë për spërkatje.
Avioni ishte nisur nga baza e Kuçovës në kuadër të projektit PAZA që po zbatohet në Shqipëri për vaksinimin oral të kafshëve të egra kundër tërbimit.
Ky projekt i cili udhëhiqet nga Ministria e Shëndetësisë ka nisur prej 1 jave në vendin tonë, duke spërkatur të gjitha malet ku ka kafshë të egra. Pas spërkatjes së malit në fshatin Gjadër ai ka lëvizur në drejtim të malit të Shëngjinit dhe Velipojës duke vijuar punën.
Policia është vënë në alarm për lëvizjet e tij duke ju referuar edhe faktit se në afërsi të malit ku spërkatej nga avioni ndodhej pista ushtarake, vend ku kohë më parë u vu në qendër të akuzave për uljen e avionëve që transportonin drogë. Këto fakte u pranuan më pas edhe nga banorët e Gjadrit të cilët në mënyrë anonime thanë se kanë parë avionë të vegjël që janë ulur në këtë zonë.
Pas këtyre zhvillimeve Ministria e Mbrojtjes ndërmori një aksion për bllokimin e aerodromit me barriera betoni në gjithë gjatësinë e tij prej 3.5 km. Me gjithë vendosjen e këtyre barrierave ulja dhe ngritja e avionëve të vegjël mund të kryhet lehtësisht pasi distanca e vendosjes së barrierave nga njëra -tjetra e lejon një gjë të tillë.
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com