TIRANE- Piloti italian Giorgio Riformato dhe shtetasi shqiptar Saimir Bajrami kanë dalë me dëshmi të kundërta para Gjykatës së Krimeve të Rënda. Teksa ka dhënë gjeneralitetet e tij, Bajrami i është drejtuar gjykatës se pranonte akuzën e ngritur nga prokuroria dhe i qëndronte deklarimeve të tij që ka dhënë para prokurorëve. Pavarëisht kësaj, një qëndrim të kundërt ka mbajtur avokati i tij Sokol Hazizaj, i cili i është drejtuar trupit gjykues me një kërkesë për kryerjen e një ekspertimi psiqik ndaj klientit të tij, pasi sipas avokatit nuk është e mundur që Bajrami të jetë përfshirë në këtë sipërmarje të tillë kriminale.
Qëndrim të kundërt me Bajramin, nuk ka mbajtur vetëm avokati i tij, por edhe piloti italian Giorgio Riformato, që tashmë konsiderohet si bashkëpuntor në këtë linjë trafiku. Sipas dëshmisë së Riformatos dhënë në gjykatë, ai kishte bërë ulje mesditen e të shtunës në bregun e detit si pasojë e një difekti në avion. Italiani ka mbajtur qëndrimin se nuk kishte njohje me shtetasin shqiptar Saimir Bajrami dhe nuk dinte arsyet se pse ky i fundit e kishte përfshirë në trafikun e drogës. Por qëndrim ndryshe nga këto pretendime ka pasur prokuroria Doloreza Musabelliu, e cila i ka pohuar gjykatës se ekzistojnë prova të forta si filmime, që tregojnë takimet mes Riformatos dhe Bajramit në ambjentet e një hoteli dhe në një restorant në Tiranë. Nisur nga kjo situatë, gjykata ka caktuar masën e “arrestit në burg”, për Saimir Bajramin dhe Giorgio Riformaton.
APELIMI I VENDIMIT
I kontaktuar në telefon nga gazeta “Shqiptarja.com” avokati mbrojtës i shtetasit Saimir Bajrami, Sokol Hazizaj, ka treguar se do të apelojë vendimin e shkallës së parë,dukë kërkuar një masë tjetër për klientin e tij. “Pavarëisht qëndrimit që mbajti në gjykatë klienti im, unë do ndjek të gjitha rrugët ligjore për të apeluar dhe zbutur qëndrimin e tij në këtë çështje”-është shprehur avokati. Ndërkohë për sa i përket shtetasit Italian, Giorgio Riformato, për të është interesuar vetëm një punonjës i ambasadës italiane në Tiranë, interes që është shfaqur pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Riformato ende nuk ka marrë kontakte me familjen e tij në Itali ndërkohë që dhe avokati mbrojtës, ishte caktuar kryesisht nga vetë Gjykata e Krimeve të Rënda.
HETIM BASHKEPUNETOREVE
Në materialin hetimor që prokuroria Doloreza Musabelliu i ka referuar gjykatës, nënvizohet izolimi në qeli të dy personave të arrestuar për shkak se tashmë kjo çështje po investigohet për të zbuluar bashkëpuntorët e tjerë. Sipas prokurorisë, ekzistojnë dyshimet e arsyeshme se Riformato dhe Bajrami kanë bashkëpunuar dhe me persona të tjerë në Itali dhe Shqipëri, me qëllim organizimin e trafikimit të lëndës narkotike me avion. Dyshime flasin në të implikuar në këtë rjet janë disa persona nga zona e Krujës, të cilët kanë pasur komunikime të vazhdueshme në internet dhe telefon me shtetasin Saimir Bajrami.
Sipas akuzës, ky i fundit së bashku me disa persona të tjerë në Shqipëri, ka mundur të sigurojë lëndën narkotike disa muaj më parë dhe më pas, ka vendosur të udhëtojë në Shqipëri për realizimin e trafikut të saj në Itali. Dyshimet e prokurorisë flasin se brenda harkut kohor prej dy ditësh, Bajrami nuk mund ta siguronte lëndën narkotike, njëherësh të organizonte dhe transportimin e saj në drejtim të pyllit të Divjakës. Nisur nga këto dyshime janë duke u mbajtur në vëzhgim disa persona që njihen në zonën e Krujës dhe Fushë-Krujës, si të implikuar në tregtinë e drogës.
PYETEN PESË PERSONA
Dyshimi, të implikuar miku dhe kunati i Bajramit
Gjatë ditës së djeshme janë marrë në pyetje në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda pesë persona, mes të cilëve dhe disa dëshmitarë që kanë qënë të pranishëm në momentin kur është ulur avioni. Lidhur me trafikun e drogës është marrë në pyetje kunati i Saimir Bajramit dhe kushëriri i tij, Julian Hoxha. Ky i fundit ka treguar se punon në zonën e Fushë-Krujës dhe se nuk ka asnjë lidhje me trafikun e drogës.Hoxha është shprehur në prokurori se i afërmi i tij e kishte mashtruar duke ja marrë makinën, duke i pohuar se do shkonte të merte familjen e tij. Pavarësisht kësaj dëshmie tashmë prokurorisë i mbetet të verifikojë veprimet Julian Hoixhës dhe kunatit të Saimir Bajramit. Në thënien e tyre të dy kanë rëzuar pretendimet për implikimin në trafikun e drogës, ndërkohë që do verifikohen me imtësi të gjitha telefonatat dhe vendodhja e këtyre dy personave. Në pyetje janë marrë dhe efektivët e postës kufitare të Divjakës.
DETAJET
300 euro
Një kilogram drogë sipas dëshmisë së Saimir Bajramit është blerë me
300 euro në zonën e Krujës. Bajrami ka treguar dhe detajet e vendit ku ka
marrë lëndën narkotikE dhe karakteristikat e personave që u ka dhënë lekët.
Hetimi
Doloreza Musabelliu, është prokuroria që po drejton hetimin e dosjes së trafikut të drogës me avionë në drejtim të Italisë. Së bashku me të në hetime është përqëndruar dhe oficeri i policisë Ibrahim Hoxha
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Piloti dhe trafikanti vetëm korrierë, Bajrami fsheh kokat e rrjetit
Dy dëshmi të kundërta në gjyq