Avni Mula, rikthimi në Lice përmes romancave! E bija mbledh veprat e kompozitorit, Adelina: Nga dorëshkrime me laps tani në duart e artistëve, punuam me Invën

Adelina Mula kësaj here rikthehet në Lice, ku dha mësim për mbi 4 dekada me një mision të veçantë, duke iu zbuluar brezit të rinj të artistëve një pjesë të pasurisë së babait të saj.

"Diskutonim shpesh në familje për muzikën. Ajo ishte kryetema, por në një moment babai i është shprehur kunatit tim z. Hetem Ramadani dhe i tha: Dëgjo, shumë njerëz janë të pasur, por unë me notat e mia, jam më i pasur se shumë të tjerë", tregon ajo.

Dhe në fakt, siç do t’i rrëfente dhëndrit të tij Hetem Ramadanit artisti Avni Mula ka lënë një pasuri të paçmuar në muzikë. Jo vetëm si bariton e autor këngësh, por edhe me kompozimet e tij.Një pjesë e kësaj pasurie, gjendet në këtë botim, që prezantohet së pari në Liceun Artistik. Ndonëse mbi tre vjet mungesë fizike, Mula ritakohet përmes veprës me artistët e ardhshëm.

“Kam tre vjet e e gjysmë në pension dhe mendova tu përkushtohesha veprave të babait. Ai vitet e fundit e humbi shikimin e saktë për t'i parë, kështu që shumë gjëra i la pa mbaruar...nuk mund të shkruante në pjesën e fundit të jetës së tij. Sidomos pasi u rivendos opera "Borana", kur babi ishte 82 vjeç dhe pastaj me keqardhje babai nuk  u mor dot më”- tha e bija, Adelina Mula.

Janë romancat e 15 viteve të para të krijimtarisë së tij muzikore. E bija, pianistja dhe koncertmaestroja Adelina Mula ka rrëmuar në sirtarë e dorëshkrime, për t’i përjetësuar në këtë libër...

“Duke rrëmuar, gjeta një romancë, pastaj një tjetër dhe midis tyre u mblodhën 26, kështu që mendova se me to mund të krijoja një libër vetëm me romanca. Si këngëtar, kjo ishte fusha më e dashur e tim eti në muzikë, pasi ai e preku fushën e vokalit në të gjitha format e saj. Dhe thashë po e nis me romancat për të vijuar punën dalëngadalë", u shpreh Adelina.

Kompozitori, siç rrëfen e bija iku duke e ditur që kishte lënë shumë vepra pas në dorëshkrime. Opera “Borana” e digjitalizuar i pat falur shumë gëzim në vitet e fundit. Por, të tjera, si këto romanca që shënojnë fillimin e një antologjie, shkruar me laps, janë gjetur të zbehura nga vitet.

“Mendova se mund të bëja një punë të mirë po të ulesha të punoja me romancat. Më erdhi në ndihmë profesor Alqi Lepuri, i cili realizoi digjitalizim e partiturave. Me të  kemi konkluduar edhe në disa akorde që mungonin në tonalitete, pasi ccdo gjë ishte shkruar me laps, që me kalimin e kohës edhe zbehet.”- nënvizoi ajo.

Ky botim është i pari i tre volumeve, që shënojnë fillimin e antologjisë për veprën e kompozitorit Avni Mula.

“Treçereku i romancave që ka këtu vazhdon të këndohet, vazhdon të jetë nëpër shkolla dhe prandaj mendova që promovimin e parë ta bëj këtu në Lice”- vijoi pianistja.

Është një punë që e ka bërë bashkë me motrën, artisten Inva Mula.

“Kemi bërë gjithçka së bashku. Unë mund të jem marë me atë pjesën e shkrimit se pianisiti e ka shumë më kollaj ta punoj, ndërsa prej fillimit ccdo gjë është menduar bashkë me Invën.  Madje shumë nga këto vepra ne i kemi luajtur bashkë”- rrëfeu Adelina.

Ndoshta, do të jenë po veprat e babait që do t’i rikthejnë sërish bashkë në skenë

“Më duhet të them se dalja e këtyre romancave nisi ta ngacmojë Invën, por le t'ia lëmë të ardhmes.”- përfundoi pianistja.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:15
'Shumë njerëz janë të pasur, por me notat e mia, unë jam më i pasur se shumë të tjerë! 'E bija rrëfen bisedën e artistit të madh Avni Mulës me dhëndrin e tij Hetem Ramadanin

Mbi 3 vjet mungesë fizike, Avni Mula "u rikthye" këtë fundjavë përmes romancave të tij në Liceun Artistik. E bija, pianistja Adelina Mula ka mbledhur kompozimet e tij të para në një botim, që ua prezanton brezit të rinj të artistëve, aty ku punoi për 4 dekada.

Siç shprehet ajo, i ati, këngëtar, autor e kompozitor, veprën që krijoi, këto nota të përjetësuara në pentagram, i konsideronte si pasurinë e tij, çka ia ka pohuar në një prej bisedave të shumta për muzikën që bëheshin në familje edhe dhëndërrit Hetem Ramadanit, bashkëshortit të sopranos së njohur Inva Mulës.

"Diskutonim shpesh në familje për muzikën. Ajo ishte kryetema, por në një moment babai i është shprehur kunatit tim z. Hetem Ramadani dhe i tha: Dëgjo, shumë njerëz janë të pasur, por unë me notat e mia, jam më i pasur se shumë të tjerë", tregon ajo.

Vëllimi i parë me romanca që Avni Mula krijoi gjatë viteve 1960-1975 , do të pasohet nga dy volume të tjerë, pjesë e antologjisë së veprës së tij që të bijat artiste po përgatisin.

B.V//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Trump emëron të dërguarin e posaçëm në Mbretërinë e Bashkuar

Trump emëron të dërguarin e posaçëm në Mbretërinë e Bashkuar