Avni Murseni, besimtari lezhjan qe agjëron prej 34 vitesh! Falet në xhami 5 herë në ditë, 64-vjeçari: Besimi na bën të mirë

Avni Murseni nga Lezha me profesion është mësues, por lidhjen e tij me besimin Islam e zbuloi kur ishte 34 vjeç. Besimi në Zot e nxiti Avniun të agjërojë, para më shumë se 30 vitesh dhe që atëherë ndjek në mënyrë të rregullt ritualet fetare duke u falur në xhami 5 herë në ditë.

‘Si praktikant fetar unë kam filluar qysh në ’93-shin, por ngadalë-ngadalë si një fillestar kur dolëm nga periudha e Komunizmit dijet fetare erdhën duke na u shtuar dhe kuptuam se përse i madhi Zot e ka caktuar si një nga 5 obligimet që e ka çdo besimtar për të dëshmuar se vërtet e beson Zotin.’- u shpreh ai.

64-vjeçari rrëfen se nuk ndjen aspak vështirësi në praktikën e përditshme. Për të çdo ritual ka një kuptim të veçantë simbolik, është edukim dhe udhëzim shpirtëror për çdo besimtar që dëshiron të përmbushë 5 shtyllat e besimit islam.

Muaji i Ramazanit për ne ka simbolikë të veçantë. E para Muslymani e di që ajo është një ndër 5 shtyllat me të cilat është ndërtuar feja jonë, Falja e Namazait, Dhënia e zekatit, shkuarja në Haxh dhe një prej kushteve që dëshmon se beson ne Zot është agjërimi i Muajit të Ramazanit.’- tha ai.

Ramazani është muaji i rehabiltimit të plotë të njeriut nga shëndetësore dhe shpirtërore thotë Avni Myrseni.

‘Është muaji i rehabilitimit të plotë të njeriut nga ana shëndetësore dhe nga ana shpirtërire por dhe nga çdo aspekt i jetës dhe marrëdhënies sociale. Është shumë edukativ.’- u shpreh ai.

Pavarësisht problemeve shëndetësore me zemrën gjatë viteve të fundit, 64-vjeçari thotë se nuk do ta ndale agjërimin derisa të ketë jetë.

‘Unë jam 64 dhe deri sa të kem frymën e fundit do të praktikoj këtë besim, se është feja e Zotit’- tha ai.

Në muajin e shenjtë të ramazanit Avni Myrseni ka një mesazh për të gjithë besimtaret mysliman sidomos të rinj.

‘Mesazhi im për të gjithë ata që besojnë Zotin është të thellojnë dijen, pasi nuk mund të jesh besimtar i Zotit nëse nuk thellon dijen.’- thotë ai.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hako: 01/04/2023 20:51

    Te falesh 5 here ne dite duhet te jesh i papune ose ne pension.

    Përgjigju
    • Lui: 02/04/2023 10:19

      Po pse o Hako, ti mendon se ai qe eshte ne pune nuk e le punen qe te falet edhe ne orar te punes..?! Di shume raste qe ikin nga puna dhe shkojne e falen kur u vjen koha. Dhe kjo eshte skandaloze. Vetem ne Shqiperi ndodh. Kam pare mesues qe iken dhe le oren e mesimit dhe shkon te falet cdo te premte. Po c'te besh, jemi ne Shqiperi. Dhe ketu shkelen kontratat apo kodet e punes per kafe e per gjera shume me te renda. Prandaj dhe myslimani e ka gojen te hapur.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike