Avokatët dorëzojnë padinë e themelit
kundërshtojnë bllokimin e objektit

Avokatët dorëzojnë padinë e themelit<br />kundërshtojnë bllokimin e objektit
VLORE- Në një kohë kur INUK dhe Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, kanë marrë seriozisht çështjen e kompleksit “Jon” në Vlorë, nga ana e përfaqësuesve të pallatit dhe banorëve të tij, janë marrë masa ligjorë në gjykatë, për të bërë parandalimin e prishjes. Mësohet se të premten e javës së kaluar avokatët e pronarëve të pallatit, Maks Haxhia dhe Erinda Ballanca, kanë depozituar padinë e themelit në Gjykatën Administrative të Vlorës, duke kërkuar shfuqizimin e vendimit të INUK për bllokimin e pallatit nga ana e inspektorëve të këtij institucioni. Padia e themelit vjen brenda afatit kohor të vendosur në vendimin e parë nga gjykata Administrative, e cila mori masën e përkoshme për heqjen e shiritit të bllokimit, që kishte vendosur INUK dhe Policia e Shtetit.

Pritet që në ditët në vijim përfaqësuesit e pronarëve të pallatit dhe vetë banorët të përballen ligjërisht me përfaqësuesit e INUK në Vlorë. Për avokatët, nuk mund të gjykohet asnjë vendim gjykate, por as dokument shtetëror për sa kohë pronarët legjitimë i kanë shteruar të gjitha rrugët që parashikon ligji për fitimin e së drejtës së tyre. Sipas mbrojtjes në momentin që është dhënë leja janë bërë verifkimet, janë bërë fotografimet, por janë edhe dokumenta të tjera dhe një leje tjetër që është dhënë nga INUK-u, një organ i pavarur e i mëvetshëm që kontrollon lejet nga bashkia. Është vërtetimi për fillimin e punimeve, kjo tregon se është verifikuar se ku do bëhej ndërtimi. Ndërtimi s’do bëhej as në ajër, as në det. Sipas mbrojtjes vërtetimi është dhënë nga shefi i INUK, i asaj kohe.

Shkrimi u publikua sot (21.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur