Avokat Sokol Mëngjesi 6 ditë në koma, dërgohet për mjekim në Athinë

TIRANË- Avokati i dhunuar brutalisht Sokol Mëngjesi, vijon të jetë në gjendje kome prej 6 ditësh. Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se Mëngjesi po transportohet në Athinë për ndihmë mjekësore, me kërkesë të familjarëve. 

Mëngjesin e sotëm, 3 qershor, Mëngjesit i është bërë një skaner ku është parë se ka një ulje të ënjtjes në tru. Po sot është ulur edhe doza e qetësuesve dhe ndodhet në një gjendje më stabël, çka mundëson edhe dërgimin e tij në Athinë.

Të shtunën i dyshuari si porositësi i dhunës ndaj tij doli para gjykatës, por sërish, 58-vjeçari Dritan Nano, mbajti qëndrim mohues. Edhe dhëndri i tij, Dorian Alia 32 vjeç nga Tropoja, u la në burg, ndërsa vijojnë në kërkim 3 miqtë e tij, Drivaldo Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku i cili i largoi me makinë.

Dritan Nano akuzohet se organizoi dhunën ndaj Sokol Mëngjesit, pasi nuk pranoi t’i japë përqindjen që i takon sipas kontratës mes tyre, pas fitimit të pronësisë së tokës mbi të cilën u ndërtuan 5 kulla te diga e Liqenit.

Prokuroria e zbuti akuzën nga vrasje e funksionit publik, mbetur në tentativë në plagosje të rëndë me dashje dhe goditje e gjyqtarit, në bashkëpunim.

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mjshtri: 03/06/2024 22:27

    Te kaluara zoterise,nuk mendoj qe skane mundësi ta sherojne ketu,pjesën më te rrezikshme duket se po e kalon,duket se te gjithë e kanë kokën atje në athinë,pse mos ta dërgonin diku tjeter....

    Përgjigju
  • Taku: 03/06/2024 20:37

    E kuptoni o njerez mjekesine ne shqiperi Ja dhe nje rast te tille e dergojne jashte vendit se skane besim Turp

    Përgjigju
    • Oni: 05/06/2024 17:32

      O Tak me cfare ta kuronin kur i ka ngelur Spitalit te traumes vec respiratoret... asnje pajisje nuk ben pune!

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën