TIRANE - Dy avokatët mbrojtës të deputetit Tom Doshi pranojnë hetimin ndaj klientit të tyre por kërkojnë që këto hetime Prokuroria e Përgjithshme t’i vazhdojë në gjendje të lirë dhe të tërhiqet nga autorizmi për arrestimin e deputetit.
Në kopjen e siguruar nga A1 Report drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme, avokatët Vladimir Meçi e Ferid Muçaj shprehen se për hetimin në fjalë deputetit nuk janë vënë në dispozicion faktet e provat.
Më tej sqarojnë avokatët "në rrethanat e sipërpërmendura, me qenë se Prokuroria e Përgjithshme, nuk i ka kryer veprimet proceduriale sikundër kërkon ligji, ajo duhet të tërheq kërkesën për dhënien autorizim për arrestimin ose heqien e lirisë si dhe për të ushtruar kontroll personal dhe të banesës së deputetit Doshi, dhe të vazhdojë normalisht hetimet e kësaj çështje".
Po ashtu dy mbrotjësit e Doshit kërkojnë nga akuza që t’i vihen në dispozicion të gjitha të dhënat dhe provat që fajësojnë deputetin për 3 akuzat e ngritura nga Prokuroria e Përgjithsme, duke kërkuar po ashtu dhe lejen për të dhënë shpjegime e prova sipas klientit të tyre.
Kjo kërkesë vjen në të njëjtën ditë ku deputeti Doshi ishte ftuar në Këshillin e Mandateve për të dhënë versionin e tij, ndërsa mungoi dhe avokatët e tij paraqiten një raport mjekësor duke kërkuar shtyrjen e mbledhjes me dy ditë.
Zyra e shtypit pranë Prokurorisë së Përgjithme e kontaktuar nga A1Report nuk preferoi të komentojë kërkesën e avokatëve duke thënë se ajo do të shqyrtohet por sqaroi se deri në këto momente dy deputetët Tom Doshi e Mark Frroku janë janë njoftuar zyrtarisht sipas ligjit në lidhje me hetimin.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO