TIRANE- Marrëveshja midis qeverisë shqiptare dhe kompanisë CEZ u arrit me mirëkuptim dhe në prani edhe të partnerëve ndërkombëtarë, deklaroi dje në Kuvend, gjatë prezantimit të p/ligjit, që sanksionon mbylljen e “kapitullit” të privatizimit të sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike, ministri Damian Gjiknuri. Ai u shpreh se marrëveshja ishte zgjidhja më e favorshme për vendin.
“Para Shqipërisë kishte dy opsione: procesi të vazhdonte me vite i ngrirë, ose të arrinim zgjidhje me mirëkuptim. Zgjodhëm të gjejmë një zgjidhje të shpejtë me kosto të ulëta financiare”. “Sektori i energjisë po zhytej në krizë për shkak të keqadministrimit dhe mbylljes së syve. Borxhi shkonte një milliard dollarë dhe kërcënohej furnizimi me energji”- vijoi Gjiknuri.
/Shqiptarja.com