Ndërsa avokatët vijojnë bojkotin e tyre në përgjigje të rregullores censuruese të GJKKO, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur në Gjykatën e Posaçme për procesin e Sterilizimit. 

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj po gjykohet për akuzat e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën dhe grup i strukturuar kriminal. Nga ana tjetër 8 të pandehurit e tjerë, përfshirë ish-zv/ministrin Klodian Rjepaj dhe biznesmenin që fitoi koncensionin, Ilir Rrapaj, janë dënuar në proces më vete me gjykim të shkurtuar.  Rrjepajt dhe Rrapajt u është rrëzuar nga gjykata akuza e grupit të strukturuar kriminal.

Ndërkohë, ai është nën masën e arrestit shtëpiak për dosjen 'SASPAC' pas përfundimit të afateve të paraburgimit për dosje ende në hetim, gjë që çoi në vendimmarrje të gjykatës për lirimin e tij nga qelia.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.