Avokatët penalist do të kërkojnë ndryshime të disa ligjeve të reformës në drejtësi, kryesisht ato që lidhen me gjykimin në Gjykatën e Lartë.
Në aktivitetin “Toga e artë” ,kryetari i shoqatës Sajmir Visha, tha se shumë prej gjyqeve në Gjykatën e Lartë, po zhvillohen pa dëgjuar palët por vetëm në dhomë këshillimi.
“Shumë shpejt do u kërkojmë instancave që shumë ligje në reformën në drejtësi të rishikohen duke filluar nga Gjykata e Lartë, ku na humbur roli i një pushteti gjyqësor, si shkallë e tretë, duke arritur të zhvillojnë gjykime pa pjesëmarrjen e palëve. Dhe një gjykatë e Përmetit, një gjykatë e Sarandës, gjykatë e Lezhës gjykon me trup gjykues, dëgjon palët pjesëmarrës në gjykim, Gjykata e Lartë, që është peri i fundit fare, apo shkalla e tretë, pushteti gjyqësor zhvillon proceset penale në salla të mbyllura ndryshon arsyetimet, duke ndryshuar vendime pa dëgjuar palët.”, u shpreh avokati Visha.
Visha ngriti si shqetësim edhe largimet nga vendi, të cilat kanë prekur dhe avokatët
“Mbi 300 avokatë kanë lënë profesionin e avokatisë duke udhëtuar në shtetin gjerman, për të punuar si punëtor. Kjo nuk na falet, nuk na falet se titulli avokat aq me vështirësi fitohet, por nuk mund në të punojmë ne rrugëve e botës, sepse këtu nuk po arrijnë të gjejnë veten.”, u shpreh Visha.
Mes të vlerësuarve me Togën e Artë, ketë vit ishte edhe Prof. dr Ismet Elezi një nga hartuesit e Legjislacionit Penal Shqiptar, tashmë në moshën 102 vjeçare. Në takim ishin ftuar edhe ministrat e drejtësisë në vite.
S.C/LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
40.7%
-
JO
49.4%
-
NUK E DI
10%
Vota total: 1864
Lajme të tjera
-
I dënuar me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, ish-truproja e Berishës, Izet Haxhia bën rekurs të vendimit në Gjykatën e Lartë
22 Mars, 13:54
-
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për ish-anëtarin e KPA Luan Daci
21 Mars, 18:35
-
Raporti i DASH për Shqipërinë, reagon opozita: Babëzia dhe egoja e sëmurë e Ramës ka kapur çdo pushtet
21 Mars, 10:33
-
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për vrasësin serial, Julian Sinanaj dhe 5 të pandehurit e tjerë
17 Mars, 18:03
-
110 vite nga krijimi i Gjykatës së Lartë! Sot u organizuan 'Klubet e debatit', nxënësit e 2 gjimnazeve të Tiranës prezantuan platformat mbi gjendjen e sistemit gjyqësor
6 Mars, 16:04
-
Gjykata e Lartë rrëzon gardistin e familjes Berisha kundër vëllait të dëshmorit të 21 janarit
3 Mars, 14:57
-
Në kërkim si ‘i gjallë apo i vdekur’, Ervis Martinaj ‘shfaqet' në Gjykatën e Lartë, i refuzohet ndryshimi i masës
2 Mars, 14:38
-
Media e Ekudorit zbulon episodin: Arbër Çekaj e ngarkonte vetë kokainën, erdhi me një vajzë me emrin Sara! Punëtori e spiunoi
27 Shkurt, 15:10
-
U arrestua pasi u fut në uzinën e Gramshit, gjykata vendos zgjatjen e paraburgimit të 33-vjeçares ruse! Avokati: Skandal, mjerë këta që po gjykohen
24 Shkurt, 09:35
-
Shfajësimi i grupit ‘Hakmarrja për Drejtësi’, reagon Rithemelimi: Vendim alarmant! Anëtarët e bandës, mund të kthehen te rrugët e vjetra të terrorit
22 Shkurt, 15:16
-
Zgjedhja e kryetares së Gjykatës Kushtetuese, uron Yuri kim: ‘Gur më gur’ do ta bëjmë reformën në drejtësi të plotë
21 Shkurt, 17:52
-
Akuzohet se shoqëroi Ervis Martinajn e ishte kontakti i fundit para zhdukjes, ish polici Jeton Lami mbetet në burg! Gjykata e Lartë i refuzon rekursin
7 Shkurt, 12:46