Avokati Beqiri: Do hapet dosja nr.2 për vrasjet masive në Gërdec! Kara: Berisha figura kryesore e masakrës! Burimi: SPAK-u i kapur nga qeveria

Avokati Idajet Beqiri në emisionin ‘Studion Live’ në Report Tv paralajmëroi se do të hapet dosja numër 2 për masakrën e Gërdecit. Për gazetarin Arbër Hitaj, Beqiri tha se në Gërdec është bërë një masakër e vërtetë, pasi janë vrarë 26 persona dhe 300 të tjerë kanë mbetur në tentativë.

Sa i takon ‘Fax për Shkëlzenin’, Beqiri tha se ishte dërguar në drejtim të Sali Berishës dhe se nuk është shkruar nga Aldo Bumçi, por nga zv.ministri i Drejtësisë Viktor Guma

‘Është për Shkëlzen Berishën dhe atij i ka shkuar. Drejtimi i 'FAX është tek Shkëlzen Berisha. Ajo ka thënë (sekeratraja e ish-ministrit të Drejtësisë, Anjola Agolli) se Fax e kam drejtuar në drejtim të Berishës. Nuk e ka shkruar Bumçi, po zv ministri Drejtësisë Guma i cili mori shpërblim dhe u bë dhe deputet i Saliut. Ta marrin atë shkrimin që është Shkëlzenin dhe ta çojnë dhe merr drejtim procesi. Sekretarja e ka thënë një herë dhe ta thotë dhe para gjykatës. Jo vetëm që po ecën, por janë 'thembra e Akilit' për procesin që e kanë të hapur dosjen nr.2 për vrasjet masive, për motive të dobëta, 26 dhe 300 të mbetur në tentativë që është masakër këto prova asaj dosje i shërbejnë.. Në këtë aspekt unë shikoj se dëshmitarët që janë thirrur, duke filluar nga Luan Hoxha, por edhe dëshmitarë të tjerë do të thotë se procesi e ka marrë drejtimin.’- tha Beqiri.

Avokati Romeo Kara tha se figura qendrore e tragjedisë së Gërdecit është, Sali Berisha dhe jo Fatmir Mediu.

‘Thelbi është se kjo çështje duhet riparë me tjetër klasifikim se pse kemi vajtur në këto pasoja, këto pasoja kanë ardhur prej një korrupsioni të pastër që është bërë më një aferë të pastër, aq sa u quajt Hiroshima shqiptare. Kosta Trebicka kishte incizuar Diverolin që në këtë aferë ishte përfshirë Berisha. Të merret në pyetje dhe Luan Hoxha ish shefi i shtabit dhe Guy Lawson. Tre persona në Amerikë janë dënuar për këtë aferë. Është dënuar me 4 vite burg Efraim Diveroli. Ata bashkëpunuan edhe janë dënuar me arrest shtëpie. Këtu ish-qeveritarët tanë, akoma nuk janë prekur.  Mendoj se çështja duhet të riklasifikohet, për mua nuk është figura kryesore Mediu, por fillon dhe mbaron me Sali Berishën.’- tha Kara.

Ndërkohë aktivisti Genc Burimi tha se SPAK-u është i kapur prej pushtetit.

‘Ky pushtet për mua sot ka kapur SPAK-un. Nuk hetohet ministri i Brendshëm për tragjedinë e 21 janarit. SPAK-u nuk është i pavarur. Për mua është farsë. Kjo do të thotë se nuk ka pasur krim. Të dënohet ministri i Mbrojtjes për Gërdecin dhe t’i shpëtoj ministri i Brendshëm 21 janarit!’- tha Burimi.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:35
'Turp të të vij', plas sherri mes Burimit dhe Karasë, avokati: Ti i lëpin b*thën Berishës

 

Një debat ka ndodhur në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv mes avokatit Romeo Kara dhe aktivistit Genc Burimi. Burimi akuzoi avokatin për censurim të lirisë së fjalës.

Burimi: Ti vazhdon bën censurë! Duhet t’i themi plaç edhe Ever Hoxhës edhe Amerikës. E kemi bërë revolucionin për lirinë e fjalës. Turp të të vijë. Nuk ka censurë në demokracie. Mendimi është i lirë. Turp të të vijë të shpikësh censurë.

Përgjigja i erdhi menjëherë nga avokati.

Kara: Ti godet Amerikën dhe ne mos të flasim! Ne e kemi me ligj personat të cilat me çdo lloj veprimi cenojnë alenacën strategjike bëjnë shkelje ligjore të renda. Turp të të vijë ty ore që shkon te Berisha e ha bukë të Berisha e i lëpin b*thën.

Ora 18:21
Kallëzimet për CEZ-DIA dhe Metën, Kara: Marr kërcënime çdo ditë! Beqiri: Këtu sulen deri në terrorizëm

 

Avokati Romeo Kara i cili ka bërë kallëzimin për CEZ-Dia-n në SPAK, tha se është kërcënuar pas kallëzimeve që ka bërë në prokurori. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Kara tha se drejtësia tashmë duhet të veprojë.

‘Nuk ka një rast si ngjan tjetrit duhet të hetohet. Masa e sigurimit nuk ëhstë masë dënimi. Ai edhe nuk i është bindur vendimit të gjykatës. Unë kam bërë kallëzim penal për CEZ-DIA-n. Kam përforcuar kallëzimin tim. Nuk e di nëse do të ketë zhvillime. Se po e le më gjatë është si puna asaj tavës do të digjet. Mendoj se tava është pjekur, kërcënime ka çdo ditë.’- tha Kara.

Edhe avokati Idajet Beqiri, pohoi se merr kërcënime e se elementë të krimit të organizuar janë bërë si bisha.

‘Këtu po kërcënohet vendi, shteti ligjor. Elementët e krimit të organizuar janë bërë si bisha të organizuara. Kush ngrihet që bën një kallëzim që jep një provë vërsule 100 e ca deri në terrorizëm.’- tha Beqiri.

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim