Avokat Beqiri: Masakra e Gërdecit, 'çernobili shqiptar'! Kokat e këtij krimi Shkëlzen dhe Sali Berisha, të merren të pandehur

“Gërdeci është çernobili shqiptar”. Kështu e cilësoi avokati Idajet Beqëri masakrën e Gërdecit në një lidhje me “skype” për Studio Live në Report Tv.

Në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj, avokati u shpreh se Shkëlzen Berisha e “ndërtoi këtë fatkeqësi dhe e ktheu demontimin e armëve në biznes për familjen e vetë”.

”E futi në lojë dhe babanë e vetë spese e dinte çfarë përfitimi mund të merrte nga kjo aferë. Duke qenë djali i kryeministrit e shfrytëzoi duke depërtuar e duke marrë këto licenca si pa gjë të keqe me lehtësi të jashtëzakonshme duke depërtuar dhe te Mediu dhe të këshilli i ministrave”, shtoi Beqiri në Report Tv.

Për Beqirin Shkëlzen Berisha së bashku me babanë e tij ish kryeministrin Sali Berisha janë aytorë kryesorë të masakrës së 15 marsit 2008 ku vdiqën 26 persona, dhe mbi 300 u plagosën.

“Shkëlzeni u thirr për të deklaruar si njeri që ka dijeni. Nëse s’do kishte dijeni ata do më thërrisnin mua. Kurse ky është një person që jo vetëm ka dijeni por është pjesë e lojës, pjesë kryesor e lojës. Grabitja e pasurive kobëtare u është bërë mitomani.”

Babë e bir, siç nënvizon avokati duhet të merren të pandehur.

“Hetimet po zgjerohen për tu parë në tërësi se kush janë të implikuar. Ata do të jenë të pandehur dhe për krime të rënda. Nuk bëhet fjalë për shpërndroim detyre siç akuzohet Mediu dhe Bumçi. Duhet marrë i pandehur Shkëlzen dhe Sali Berisha. Koka e gjithë këtij krimi është ai, Berisha. Pa vendimin e këshillit të ministrave nuk do ishte bërë ky çernobil. Edhje Luan Hoxha do pyetet si she fi shtabit të përgjithshëm. Këto do të bëhen pjesë e asaj dosjes numër dy.”

Ish-ministri Fatmir Mediu për avokatin duhet të merrte statusin e të pandehurit të drejtësisë dhe të zbardhte këtë masakër.

“Ai duhet të ishte i penduari i drejtësisë që ta zbardhte këtë aferë. Këtë falje që u kërkoi viktimave ai megjithëse fajin e ka të rëndë ai e pati shansin që të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë dhe ta linte drejtësisë aty ku është te koka, te ish kryeministri dhe djali i tij, te familja Berisha. Ky gjyq nuk është i Mediut, por hetimet po zgjerohen për të parë se kush janë të implikuar. Gërdeci do vejë në gjyq për vrasje të paramenduara”, shtoi Beqiri.

I lakuar prej 15 vjetësh si personi kyç në përcaktimin e fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec dhe lidhjet me Mihal Delijorgjin, Shkëlzen Berisha është shfaqur para fakteve të Gjykatës së Posaçme më 27 dhjetor për t'u marrë në pyetje por në dalje për mediet tha se u thirr kot. Gjykata kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka thirrur 71 dëshmitarë në gjyqin për shpërthimin e fabrikës së demontimit në Gërdec. Deri tani janë pyetur shumica prej tyre, zyrtarë dhe familjarë të viktimave apo personat të prekur nga tragjedia e 15 marsit 2008.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës