TIRANE - Pas deklaratës së avokatit të qeverisë greke i cili në lidhje me projektin për devijimin e Vjosës ka argumentuar se politika shqiptare është informuar që në kohën kur Ministër i Jashtëm ishte Aldo Bumçi, ky i fundit ka reaguar duke thënë se përgjegjësitë për këtë marrëveshje i ka qeveria e cila duhet të saktësojë çdo bisedim që është bërë me palën greke.
Ish ministri i jashtëm Aldo Bumci ka reaguar për A1 report në lidhje me lajmin e devijimit të lumit Vjosa duke thënë se këto janë çështje që duhet të zgjidhen në bashkëpunim mes 2 vendeve dhe jo në mënyrë të njëanshme.
Bumçi tha se s’ka rëndësi se kur ka ardhur letra nga pala greke.
“Ministria duhet të japë informacion në lidhje me punën që ka bërë për të zgjidhur këtë çështje. Ministria e jashtme të japi llogari. Ish ministri i jashtëm grek Venizellos ka ardhur 2 herë në Tiranë,” – tha Bumçi.
Megjithatë ish-ministri i jashtëm Bumçi nuk saktësoi se kur ka mbërritur letra në Ministrinë e Jashtme. Qeveria greke përdor si argument kryesor për devijimin e Vjosës pikërisht informimin e palës shqiptarë, çfarë sipas palës greke lë hapësire për zhvillimin e projektit.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com