Qeveria e majtë nuk po jep kontribut për lehtësimin e procesit të dëmshpërblimit për familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit.

Avokati i familjes Cani që humbi kryefamiljarin Hysen Cani 8 vjet më parë në një reagim për ReportTV në emisionin “Rreze Dielli” thekson se proceset e fituara në shkallën e parë po apelohen nga qeveria e majtë duke zvarritur në këtë mënyrë procesin e dëmshpërblimit.

Avokati Erlir Puto thekson gjithashtu se nëse do kishtë vullnet qeveria aktuale do të jepte dëmshpërblimin për jetët e humura edhe pa përfshirë proceset gjyqësore.

Redaksia online
(ashqiptarja.com)