Avokati i Izet Haxhisë: Vendimi për rigjykim, ditë e mirë për drejtësinë, Izeti i pafajshëm

Bashkim Nikolla, avokati mbrojtës i Izet Haxhisë, e cilësoi ditë të mirë për drejtësinë vendimin e Gjykatës së Tiranës për rigjykimin e klientit të tij. Sipas tij, Izet Haxhia është dënuar me prova të sajuara dhe se ai është i pafajshëm

Para se t'ju përgjigjem pyetjes, me këtë vendim që mori gjykata e shkallës së parë Tiranë, është një ditë shumë e mirë për shqiptarët. Përsa i përket aspektit procedurial, do procedojmë më tej me ankimimin. Do provojmë se s'na takon dënimi 25 vjet por pafajësia.

Ka prova Izet Haxhia që është i pafajshëm. Do sqarojmë pozicionet tona. Dosja, politike e qepur keq. Duam të gjykohemi e të rigjykohemi. Dosja është skandaloze. Vetëm dje kemi patur mundësinë ta prekim fizikisht dosjen prej 700 e ca faqeve. Janë mbi 21 politikanë me në krye të parin e vendin, që janë thirrur për dëshmitarë e s'kanë begenisur.

Kanë patur të gjithë një seli. Sot është ora që drejtësinë ta përfillin të gjithë. Do vijnë të gjithë politikanët. Nëse dje ishin të zënë me punë le t'a bëjnë nesër. Janë dhënë 1 milionë euro për të vrarë Izet Haxhinë. Shkaku madhor ka qenë rreziku për jetën, rrezik permanent për Izet Haxhinë. Më në fund do ketë drejtësi, pa le të përmbyset bota. Kam shumë besim tek drejtësia.


Lajmi kryesor:

Rihapet dosja 'Azem Hajdari'/ Izet Haxhia fiton të drejtën për t'u rigjykuar


//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja