Avokati i Izet Haxhisë: Sali Berisha shpëton nga përballja, vetëm nëse vdes, ose zhduket

Avokati i Izet Haxhisë: Sali Berisha shpëton nga përballja, vetëm nëse vdes, ose zhduket

Super-peshkaqeni që kërcënon çdo ditë Izet Haxhinë në burg. Mesazhet e koduara që ai merr në burg dhe kush janë ata që ia dërgojnë kërcënimet. Përballja e pashmangshme në sallën e gjyqit mes Izetit dhe Saliut. Sali Berisha nuk do të vijë si i pandehur apo si person nën hetim në gjykimin që do të zhvillohet. Pse procesi i vrasjes së Azem Hajdarit njëzet vjet më parë ishte i manipuluar. Çfarë ndodh nëse ndërron jetë Saliu… Çfarë mendon Izet Haxhia për zhvillimet e fundit në PD.

Intervistoi Xhevdet Shehu

 – Zoti avokat, ky gjyq që ju po përgatiteni të bëni është konsideruar si një “patate e nxehtë” në drejtësinë shqiptare. Seancat janë shtyrë, disa gjyqtarë kanë hequr dorë… Ju e keni marrë parasysh rriskun në këtë rast?

– Po, është e vërtetë se ky proces, jo vetëm që konsiderohet si një “patate e nxehtë”, por është i mbushur me shumë skepticizëm. Njerëzit janë skeptikë sepse pesha e rëndë e këtij procesi, koha në të cilën zhvillohet, protagonistët që janë pjesë përbërëse e tij, kërkojnë një trupë gjyqësore dhe një prokuror, të cilët nga çdo pikëpamje të jenë në përshtatshmëri me vet lartësinë e procesit. Mirëpo sistemi gjyqësor në vendin tonë, me gjithë tronditjen nga themelet që ka pësuar për shkak të zbatimit të vettingut, përsëri “ylberin” nuk e ka kapërcyer! Ngado janë “ferrat” gjyqtarë dhe prokurorë shërbëtorë të zellshëm të Berishës. Ata direkt dhe indirekt i fusin hundët në dëm të mbarëvajtjes së këtij procesi, të zhvillimit të tij në linjat e një procesi të rregullt ligjor.

– A e ndjen klienti juaj Izet Haxhia këtë problem?

– Po. Natyrisht që e ndjen. Por, Izet Haxhia ka bindjen absolute për të mos pranuar si gjyqtarë në gjykimin e çështjes së tij të asnjërit prej atyre që nuk e kanë kaluar procesin e vettingut. Mirëpo kjo ka vështirësi për t’u realizuar për shkak të kufizimeve procedurale që kemi. Procedura jonë penale ka të përcaktuara rregulla të tilla të disfavorshme për një person nën hetim apo nën gjykim, sa të kërkosh përjashtimin nga trupi gjykues një gjyqtar, apo të detyrosh një prokuror të dorëhiqet, është thuajse e pamundur. Të gjitha këto i kemi në konsideratë dhe i kemi llogaritur si duhet. Ndaj jemi përgatitur dhe do të jemi tepër të vëmendshëm për të mos u zënë në befasi, pa patur në “lojë” së paku edhe katër “gurë” rezervë për çdo situatë. Gjithsesi për një gjë jemi të sigurtë, e vërteta e ngjarjes, motivet e saj, “lojtarët” e dukshëm dhe të padukshëm që organizuan, frymëzuan, ndihmuan, ekzekutuan dhe mbuluan të vërtetat e vrasjes së Azem Hajdarit, do të dalin në dritë të diellit dhe shqiptarët nuk do të mbeten ende në mjegullën e manipulimeve skandaloze të Berishës dhe të bandës së tij për këtë krim të tmerrshëm dhe për protagonistin e tij kryesor që “të vret natën dhe të qan ditën…”

– A i është bërë ndonjë presion klientit tuaj Izet Haxhia të heqë dorë nga ky gjyq, meqenëse në epiqendër të tij është emri i Sali Berishës?

– Presionet dhe shantazhet janë të  përditshme. Mesazhet e koduara nuk kanë të sosur, megjithëse Izet Haxhia është në kushtet e një sigurie maksimale në burg. Bota e krimit që përfaqëson Berisha me banditët e tij, është frymëzuar aq për keq, sa këtë proces e konsiderojnë si një “betejë” për jetë a vdekje. Është pikërisht Berisha ai që, qysh nga momenti që Izet Haxhia filloi të flasë, qysh kur mori vesh se ekstradimi i Izetit u bë i pashmangshëm, jo vetëm që iu prish gjumi, por edhe vuri dhe ende vazhdon të vërë në lëvizje gjithë arsenalin e tij bllokues të evidentimit të së vërtetës… Madje, për të qenë të sinqertë, nga burime informimi të sigurta, të cilat prej kohësh kanë bërë të detyruar një lojë të dyfishtë, domethënë se i  shërbejnë me devotshmëri Sali Berishës, por e mbajnë mirë edhe me Izet Haxhinë për shkak se nuk duan që ky t’i nxjerrë pleksjen e tyre në krime me ndëshkueshmëri të rëndë penale, një ndër arsyet e protestave të dhunshme që nuk kanë dhe nuk do të kenë të ndaluar, janë pikërisht për të penguar dhe për të sabotuar procesin e rihapur të vrasjes së Azem Hajdarit. Sali Berisha u ka thënë hapur banditëve të tij që të mos llogaritin asgjë, madje as burgimin e gjatë, për t’u dhënë ndërkombëtarëve posaçërisht, por edhe qeverisë gjithashtu, se me procesin e rihapur të vrasjes së Azem Hajdarit kanë ngacmuar strofullën kryesore të folesë së grerëzave! Nëse Izet Haxhia mesazhet i merr të koduara nga njerëz brenda Saliut për tërbimin e tij deri në shkallën maksimale të humbjes totale të vetëkontrollit, shqiptarët po shohin me sytë e tyre sesi Berisha u është qepur me çdo lloj çmimi, deri dhe me para krimi, disa masmediave në vend, opinionistëve dhe drejtuesve të emisioneve televizive, për të “shpalosur” haptazi mesazhet e tij të futjes së shqiptarëve në një konflikt të mundshëm të armatosur civil, nëse preket dhe hapet dera e burgut për të. Nuk duam aspak të mbivlerësojmë këtë proces, por gjithkush e ka të qartë se “super-peshkaqeni” i krimit në Shqipëri, ai që ë ka bërë këtë vend pëllëmb e varr, intrigë e ligësi, hakmarrje dhe shfarosja, varfëri dhe degradim të çdo vlere, degjenerim dhe dështim të turpshëm të principeve të demokracisë, është Sali Berisha. Vettingu, strukturat e pastërta që po lindin prej tij, domosdo do t’a nisin veprimtarinë e tyre të reformuar nga ky kryepeshkaqen! Të vërtetat e vrasjes së Azem Hajdarit të ardhura nga një super dëshmitar okular, siç është Izet Haxhia, janë “dielli i mirë duket në mëngjes” për efektet e procesit të vettingut dhe të reformës në drejtësi.

– Ju keni shprehur bindjen se këtë radhë Sali Berisha do të paraqitet në gjyq. Po sikur ai të dërgojë aty një avokat, a do ta pranojë Izeti përballjen me avokatin dhe jo me të akuzuarin kryesor?

– Jo, kjo nuk ka për të ndodhur kurrë. Sali Berisha nuk do të vijë si i pandehur apo si person nën hetim në gjykimin që do të zhvillohet. Nëse do të kishte një pozitë të tillë procedurale, mund të dërgonte një avokat dhe të mos përballej vet me të vërtetat në proces. Në gjykimin në shkallë të dytë, pas vendimit për ri-çeljen e hetimit gjyqësor, Sali Berisha vjen si dëshmitar. Dëshmitari nuk vjen me avokat. Duhet të paraqitet domosdoshmërisht vet. Nëse refuzon, oficerët e policisë gjyqësore, me urdhër të Gjykatës, e sjellin atë në sallën e gjyqit. Ai është i detyruar të jap shpjegime rreth pyetjeve që do t’i drejtojnë për ngjarjen avokati dhe vet Izet Haxhia, prokurori dhe gjykata. Kështu që përballja është e pashmangshme. Ai mund të gjejë shkaqe për të shtyrë procesin, por gjithçka e ka një kufi dhe ajo që është kryesore, deklarimet e tij për këtë proces domosdo do të merren. Nëse ndërron jetë… apo zhduket, siç ka zhdukur shumë vrasës, duke filluar nga ata direktët e 2 prillit 1991, ata të Ali Ukës apo të Remzi Hoxhës etj, kjo e vështirëson procesin.

– Nga sa kemi biseduar deri më tani, duket se Partia Demokratike ka qenë një parti e kriminalizuar qysh në fillesat e saj. Mos është tepruar në këtë perceptim?

–  Nuk është problemi për të bërë politizime ekstreme apo bajate të pabesueshme, aq më shumë që kemi të bëjmë me një Shqipëri dhe me një popull të tërë të saj, që jetojnë këtu, apo në vende të ndryshme të botës, të cilët nuk mund t’i manipulosh dot me të pavërteta. Por është fakt që proceset demokratike e zunë shumë keq në vitet 1990 Shqipërinë. Këto procese që i solli kudo natyrshëm Perëndimi në Lindje, në Shqipëri ato erdhën me misionar të përgatitur prej vitesh në shkollën serbo-ruse për të shkatërruar me rrënjë e me farë, për t’a bërë plasdarmë lufte dhe rrënimi total, e deri për t’a shuar racën e shqiptarit. Kryemisionari Berisha dhe agjentët e tjerë të Serbisë nuk krijuan një Parti, domethënë Partinë Demokratike, si “dallëndyshe” e parë e pluralizmit politik, por organizuan një organizatë kriminale me ura zjarri dhe armë në duar që dogjën, grabitën, shkatërruan gjithë potencialet dhe vlerat e sigurisë kombëtare, ato ushtarake, ekonomike, kulturore, historike, financiare, arkeologjike, arsimore, shëndetësore të Shqipërisë. Plotë 28 vjet PD, nën drejtimin e vazhdueshëm de facto dhe de jure të misionarit Sali Berisha, si kur ka qenë në opozitë, si në qeverisje, vetëm ka djegur dhe shkatërruar, vetëm ka vrarë dhe ka përçarë shqiptarët. Ndaj aleatët tanë strategjik, vendimmarrës për fatet e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në botë, po shkojnë drejt finalizimit të shpalljes së PD si një organizatë kriminale terroriste…

– Si i ka pritur Izeti zhvillimet e fundit në PD, dorëzimin e mandateve, protestat e opozitës etj?

– Izet Haxhia e njeh mirë PD. Është i brendshëm nga më të brendshmit e saj. Ai ia njeh mirë asaj karakterin e të qenurit organizatë kriminale terroriste. Në librin e tij dëshmi e gjallë ka plotë fakte, episode dhe ngjarje të cilat vërtetojnë sa theksojmë. Izet Haxhia, ashtu si mjaft njohës të tjerë të PD, qeshin dhe bëjnë të habiturin gjithashtu me kryemjeshtrit që e çuan PD e Saliut në vetëvrasje me dorëzimin e mandateve të deputetëve dhe daljen nga institucionet e shtetit. Ashtu sikurse është i befasuar sesi pas çdo proteste që bënë PD, “mjeshtërat” po e fusin atë në rrugën e pashmangshme të shpalljes si organizatë kriminale terroriste…

– Ngadalësimi i ritmeve të reformës në drejtësi muajt e fundit duket se nuk është në favorin tuaj. Apo do të prisni ditë më të mira?

– Reforma në drejtësi nuk ka të ndalur. Ajo është kapur si demi nga brirët prej SHBA dhe BE. Këto dy investitorë potencialë mendor dhe financiar,  dhe pse jo, edhe eksperimental, o do ta bëjnë maksimalisht efektive reformën në drejtësi, o rash e vdiqa! Kjo është në favorin tonë…

– Zoti avokat, cilat mendoni se janë defektet e gjyqit të para 20 viteve për vrasjen e Azemit, që e bëjnë të domosdoshme një rigjykim të çështjes?

– Procesi i vrasjes së Azem Hajdarit ishte i manipuluar. E manipuloi Berisha me prokurorët dhe me gjyqtarët e tij. E manipuloi me grushtin e shtetit që bëri. Zhduku shumë prova, posaçërisht provat e rëndësishme materiale dhe shkencore, duke filluar nga telefonat, mesazhet, tabulatet telefonike etj. Shmangu dhe i detyroi të mos shkonin në gjyq për të bërë deponimet e tyre rreth të vërtetës së ngjarjes një numër të konsiderueshëm dëshmitarësh, duke filluar nga mbesa dhe sekretarja e tij, te Genc Pollo… etj etj, të cilët për strategji mbrojtje nuk mund t’i themi të gjitha… Ndaj theksojmë se rigjykimi i kësaj çështje do ta kthej çështjen mbarë, sepse është me kokë poshtë sot për sot…

– Ju falënderojmë, avokat, për këtë intervistë ekskluzive në DITA, të cilën po e ndërpresim këtu për ta rifilluar me çdo zhvillim të ri të gjyqit të Izetit. Besoj se do të kemi bashkëpunimin tuaj për të komunikuar dhe informuar lexuesit tanë ndër të parët, që janë treguar shumë të interesuar për këtë proces!

– Mos kini asnjë dyshim. Do të bashkëpunojmë me një mirëkuptim të ndërsjelltë. Unë do të jem i papërtuar t’ju përgjigjem. Falë edhe gatishmërisë që tregon klienti im, Izet Haxhia./ Dita

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 02/06/2019 14:04

    Me vdekjen e Berishes ka per te shpetuar i gjithe populli shqiptar. Perfshi edhe shqiptaret jashte kufijve shteteror te Shqiperise.

    Përgjigju
  • sapa: 01/06/2019 17:21

    Nuk denohet nje Admir Thanze dhe jo te denohet Saliu!Ky vend ka kapitulluar por o burra braktiseni sa me pare kete vend hijenash per hir te rritjes se femijeve ne cdo vend perendimor per te marre edukimin perendimor qe e perkthyer do te thote:Te mos edukohet hajdut!

    Përgjigju
  • Arberi: 01/06/2019 16:47

    Këtu i fle lepuri salush shkatrruesit....

    Përgjigju
  • REXHEP PIÇDER LEKA: 01/06/2019 16:19

    Kriminelit salhe qelbësirës po i mblidhet laku nuk ka më shanc do paguaj për çdo krim prandaj përpēlitet si qeni plagosur rënd.

    Përgjigju
    • Mazlldwmqosja: 02/06/2019 17:38

      Hotmail. Com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit