Avokati i kontrollorëve: S'është grevë, e kemi detyrim ligjor të deklarojmë paaftësinë për punë kur kemi stres! Të hapur për zgjidhje

 

Kontrollorët e trafikut ajror nuk janë në grevë urie por e kishin detyrim ligjor të tregonin se janë në kushtet e paaftësisë për punë për shkak të stresit. Ky është pretendimi i Rezart Kthupit, avokati Sindikatës së Pavarur të Kontrollit të Transportit Ajror, në një komunikim me mediat nga Aeroporti i Rinasit.

Ai thotë se në momentin kur kontrollorët konstatojnë se kanë stres janë ligjërisht janë të detyruar të deklarojnë paaftësinë për punë.

"2 prej tyre deklaruan më parë paaftësinë për punë dhe për ta u nisën procedurat për shkarkimin e tyre. Pas kësaj të gjithë patën stres dhe të gjithë së bashku kanë deklaruar të gjithë paaftësinë për punë. Arsyeja kryesore është ndryshimi i procedurave operacionale. Ata kanë të bëjnë me sigurinë ajrore të Republikës së Shqipërisë", tha  avokati.

Ai u shpreh se nuk jemi në kushtet e braktisjes së punës.

"Ata vijojnë të shkojnë në punë por nuk ushtrojnë funksionin. Një kontrollor i trafikut ajror që është në kushtet e pamundësisë psikologjike për ta bërë punën është i detyruar ligjërisht të njoftojë. Moszbatimi i këtij detyrimi ligjor do të ishte pastaj arsye për heqja nga puna. Kjo nuk është çështje politike. Ne nuk kemi asnjë interes të përfshihemi në politikën e ditës", vijoi ai.

Teksa garantoi vullnetin për zgjidhje, avokati tha se kur quhen sabotatorë të punës u shtohet stresi.

"Ne gjykojmë që nuk ka hapësirë ligjore për të shkuar në ndjekje penale. Kontrollori ka detyrimin të saktësojë që nuk është i aftë për punë.  Është e vërtetë deklarata e ministres për ulje të punës por kontrata e punës nuk mund të cenohet në mënyrë të njëanshme", tha ndër të tjera avokati.


Lajmi kryesor:

Kontrollorët e trafikut ajror pezullojnë punën pas uljes së pagave, anulohen të gjitha fluturimet nga Rinasi! Balluku: Grusht shteti, të përfshirë Meta e Berisha! Sot s'mund të vijnë vaksinat anti-COVID


K.T./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?