Avokati i Popullit kërkesë Shëndetësisë: Qytetarëve t'u garantohet e drejta për testim për COVID

Avokati i Popullit kërkesë Shëndetësisë: Qytetarëve t'u garantohet e drejta për testim për COVID

TIRANE-Avokati i Popullit kërkon nga ministria e Shëndetësisë që të rrisë numrin e testimeve të popullsisë dhe qytetarëve t'u garantohet e drejta për analizën për COVID.

"Institucioni i Avokatit të Popullit e vlerëson të drejtën për t’u diagnostikuar dhe për të marrë trajtim mbi bazën e testimeve, si një të drejtë të njohur nga ligji. Rezulton se kjo e drejtë nuk mundësohet për qytetarët në masën e nevojshme por është e kufizuar vetëm në domosdoshmëri.

Duke iu referuar nenit të Kushtetutës së vendit i cili sanksionon se “shtetasit gëzojnë në mënyrë të barabartë të drejtën për kujdes shëndetësor nga shteti”, si dhe ligjeve për “Shëndetin publik”, Avokati i Popullit i ka rekomanduar Ministrisë së Shëndetësisë që të marrë masa të menjëhershme për gjetjen e mundësive për shtrirjen masive dhe kryerjen e testeve të qytetarëve për COVID-19 në përputhje me modelin e ofrimit të shërbimit shëndetësor në vend për çdo shërbim mjekësor e duke zbatuar udhëzimet e OBSH-së" thuhet në deklaratë.

Gjithashtu Avokati i Popullit ka kërkuar informim dhe transparencë më të mirë në lidhje me sasitë e tamponëve testues dhe kapacitetin për testuar si dhe garantimin e të drejtës për testim të çdo qytetari shqiptar. Aktualisht testimi bëhet vetëm për personat që e vlerëson ISHP.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 26/06/2020 15:12

    O faleminderit o avokati I rrockes popullit qe egziston ne shtyrje partiake qe te dalesh per ndonje komunikate per shtyp. Nje vend I bukur me posted e degjenerata te pa numerta nga te gjitha krahet e tij. Si dilni he deklrata shtypi kur skeni moral te mbani ate post. Avokati I popullit duhet te jete vigjilent deri ne kauzen me te Vogel te ketij kombi Jo kur to ngrihet dikujt qe e ka ven ne ate post kaq te rendesishme ta urdheroj dil ne konference sikur interesohesh per popullin. Nje post inegzistent per popullin ton injorant edhe mjeran.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë