Rrëzohet kërkesa e PD-së për shtyrjen e votimit të Avokatit të Popullit. Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi të enjten kërkesën e Partisë Demokratike për heqjen nga rendi i ditës të votimit për përzgjedhjen e Avokatit të Popullit.
Gjatë seancës parlamentare, kërkesa mori 30 vota pro, 77 vota kundër dhe 1 abstenim, duke u konsideruar e rrëzuar. Deputeti Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë abstenoi.
Pas votimit, projektvendimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit mbetet në rendin e ditës për shqyrtim. Posti i Avokatit të Popullit prej 3 vitesh mbahet nga Erinda Ballanca jashtë afateve.
Lajmi kryesor:
Me firmat e PD e votat e PS, Endri Shabani zgjidhet Avokat i Popullit me 85 vota pro në Kuvend! Opozita braktis sallën: S’është propozimi ynë












