Luka Mishetiç thotë se Prokuroria e Specializuar vazhdon të pretendojë se dëshmitarët ndërkombëtarë nuk ishin të informuar për komunikatat e UÇK-së.

Lidhur me këtë, avokati i Thaçit përmendi dëshminë e ish-gjeneralit suprem të NATO-s, Wesley Clark, i cili pati deklaruar se ai vetë kishte informuar Sllobodan Milosheviçin për bombardimet në Serbi.

Prokuroria vazhdon të pretendojë që ndërkombëtarët nuk ishin të informuar me dokumentet dhe komunikatat e UÇK-së, duke cituar ndër të tjera edhe dëshminë e dëshmitarit Clark. Por, në qoftë se ju kujtohet dëshmia e dëshmitarit Clark lidhur me tri takimet e tetorit me Millosheviçin, ai na tha se në këto takime i ishte thënë Milosheviçit se NATO-ja do ta bombardonte vendin nëse Milosheviçi nuk do të ndërpriste luftimet ndaj Kosovës. Sigurisht që Milosheviçi ka qenë i informuar për komunikatat, se në fund të ditës Kosova ishte thjesht një provincë e Jugosllavisë”, tha Mishetiç.


Lajmi kryesor:

Gjyqi në Hagë, 4 ish-krerët e UÇK-së flasin sot! Mbrojtja e viktimave: Nuk u vërtetua lidhja e tyre me ish-krerët e UÇK, i takon Prokurorisë! Avokatët mbrojtës kërkojnë pafajësinë