Vëllezërit Durim e Valter Bami janë shoqëruar nga autoritetet policore të Dubait. Lajmi konfirmohet nga burime jozyrtare, ndërsa aktualisht Dubai nuk ka njoftuar autoritetet tona në mënyrë zyrtare, informacion i cili pritet të mbërrij në orët në vijim. Mësohet se atje janë shoqëruar disa persona, mes të cilëve edhe vëllezërit Bami.

Policia Shqiptare është në komunikim për të bërë verifikimet nëse janë Bamët, personat që janë ndaluar. Aktualisht, burimet bëjnë me dije se po bëhet verifikimi i gjurmëve të gishtërinjve nëse ka përputhje me të dhënat që ka dërguar.

Kjo e fundit gjatë javës që kaloi ka dërguar informacione mbi vendet që dyshohet se fshiheshin në Emiratet e Bashkuara Arabe. Aktualisht, me vendim të SPAK, në kërkim rezulton Durim Bami, në kuadër të operacionit “Revanshi”.

Konkretisht në kuadër të operacionit ‘Revansh’ Durim Bami akuzohet se kushtet për të vrarë Arben Ndokën, Tori Xhecukën dhe Erigers Mihasin. Po ashtu Durim sipas dosjes efektivi i RENEA-s, Altin Morina rezulton se kishte bashkëpunuar me Durim Bamin për të organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës së Tapizës.

Besohet se më shumë se 16 vetë ishin vënë në ndjekje për të vrarë dy vëllezërit Valter dhe Durim Bami. Nga 50 urdhër arreste në total për shtatë grupe kriminale, 21 janë arrestuar, 29 janë akoma në kërkim, mes tyre edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka.

Operacioni i zhvilluar nga SPAK, u finalizua në bashkëpunim me Europol dhe u shtri në disa qytete si Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë Krujë dhe Rrëshen. Anëtarët e shtatë bandave të rrezikshme, mes të cilëve dhe zyrtarë policie akuzohet se janë përfshirë në veprimtari kriminale, si vrasje, tentativa vrasje, kultivim kanabisi etj.