Aleanca Ervis Martinaj-Arben Ndoka për të hequr qafe Durim Bamin! 16 persona mobilizohen për ta vrarë e s’ia dalin! Bisedat në ‘SKY', Bajri: E ftoj në shtëpi, a je gati t’i grijmë këtu?

Një skuadër e terë me 16 persona i ishin vënë nga pas Durim Bamit me qëllim ekzekutimin e tij, për llogari të ish-deputetit të PS, Arben Ndoka. Financimin për të hequr Durim Bamin e mbulonte Ervis Martinaj. Ndërsa një grup i gjerë, emrat më të njohur të botës së krimit u angazhuan për të eliminuar të fortin e Niklës.

Shokë e miq të tij, mbi 16 persona u futën në skemën e intrigës por sërisht nuk mundën ta vrasin. Njeriu që ka goditur më tepër ka qënë Durim Bami. Ndërsa grupi tjetër smundi ta kapte dot, megjithëse ju mblodhën emrat më të njohur.

Vrasjen e Durim dhe Valter Bamit, e kërkonte medoemos ish-deputeti i PS, Arben Ndoka, i cili kishte dyshime të forta se Bami kishte marë pjesë në vrasjen e vëllait të deputetit, Aleksandër Ndoka në Lezhë.

Gazetari Elton Qyno raporton se Durim Bami i kishte bërë be dhe ka kërkuar pajtim me Ndokën, por ai nuk e ka besuar, ndaj ka gjurmuar Durim Bamin për ta vrarë. Gjurmimi i Bamit është realizuar jo vetëm në zonën e Niklës por deri në Sarandë, ku ai ka pushuar.

Ndërsa për gjurmim grupi ka future në lojë Manecin e thirur “Tërmeti”, Gentjan Bejtjan e vrarë 1 muaj më parë në serën me domate, Nazmi Stafukën, vëllain e Enver Stafukën.

Në lojë është futur dhe Behar Bajri, i cili duke shfrytëzuar njohjen me Durim Bamin, i propozon Arben Ndokës që ta thërasë për vizitë në shtëpinë e tij në Shkodër dhe më pas aty ti grijnë të gjithë.Këtë plan e mbështet dhe Arben Ndoka, por në Shkodër nuk shkon Durim Bami dhe vrasja e tij dështon sërisht.

Për shkak të përpjekjeve të shumta për të vrarë Durim Bamin, SPAK ka ngritur akuzën e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje” në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” ndaj ish-deputetit të PS Arben Ndoka, dhëndrit të tij Arian Tuku, nipit të tij Samuel Ndoka, Ervis Martinaj, Astrit Avdyli, nipit të tij Aldo Avdyli, Jozi Kraja, Elvis Ndreca, Naim Stafuka, Emiljano Shullazi, Blerim Abazi, Gjin Ndoj, Marklen Haka.

Evidentohen personat e interesuar për realizimin e vrasjes, financuesit, personat e angazhuar për lokalizimin e Durim dhe Valter Bami, vendi ku do strehohen ekzekutorët para vrasjes, vendi ku do të fshihen automjetet që do të përdorin ekzekutorët, personat që do të ndjekin gjithë lëvizjet dhe vendi ku do të kryhet ekzekutimi.

Më konkretisht Arben Ndoka ka pasur rolin e financuesit, porositësit për vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami duke kontraktuar shtetasit Gentian Bejtja, Naim Stafuka, Arben Mërkuri, Aldo Avdyli dhe lidhjet e tyre. Vrasja do të kryhej në shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij, shtetasit Aleksandër Ndoka, e ndodhur më datë 9 dhjetot 2017.

Arian Tuku, dhëndëri i ish-deputetit të PS Arben Ndoka, ka pasur rolin e organizuesit, financuesit dhe koordinimit të të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë ngjarje, me qëllim realizimin e vrasjes së shtetasve Durim dhe Valter Bami.

Samuel Ndoka, djali i Aleksandërit ka pasur rolin e organizuesit, koordinimit të aktorëve në terren, kantaktin me ekzekutorët, sigurimin e armëve me qëllim ekzekutimin e shtetasve Durim dhe Valter Bami. Vrasja do të kryhet në shenjë hakmarrje për vrasjen e babait të tij shtetasit Aleksandër Ndoka, e ndodhur më datë 09.12.2017.

Ervis Martinaj, ka pasur rolin e financuesit, sigurimit të logjistikës dhe informacioneve për lokalizimin e shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami.

Jozi Kraja, në bashkëpunim me persona të tjerë ka pasur rolin e vëzhguesit, lokalizuesit dhe bashkëpunëtorit me qëllim vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami.

Astrit Avdyli, ka pasur rolin e siguruesit të personave që do të kryenin vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami. Astriti ka angazhuar Arben Mërkuri me pseudonimin “Tërmeti” dhe Aldo Avdyli me qëllim realizimin e vrasjes për llogari të ish-deputetit, Arben Ndoka.

Arben Mërkuri,ka ndërruar jetë në vitin 2022, ka pasur rolin e ekzekutorit të shtetasve Durim dhe Valter Bami për llogari të shtetasit, Arben Ndoka.

Aldo Avdyli, ka pasur dhe marrë përsipër rolin e ekzekutorit të Durim dhe Valter Bami për llogari të Arben Ndoka.

Gentian Bejtja, ka ndërruar jetë në vitin 2024, ka pasur rolin e lokalizimit të Durim dhe Valter Bami, me qëllim vrasjen e tyre. Gjithashtu ky shtetas ka siguruar vendin ku fshihen automjetet që do të përdorin ekzekutorët dhe strehimin e tyre deri në momentin e kryerjes së vrasjes.

Naim Stafuka, në bashkëpunim me Gentian Bejtja, kanë pasur rolin e lokalizimit të Durim dhe Valter Bamit, me qëllim vrasjen e tyre për llogari të shtetasit Arben Ndoka. Gjithashtu ky shtetas ka siguruar vendin ku do të fshihen automjetet që do të përdorin ekzekutorët dhe strehimin e tyre deri në momentin e kryerjes së vrasjes.

Nga ana tjetër Emiljano Shullazi, nga ambjentet e paraburgimit 313 ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me lokalizimin e Durim dhe Valter Bami dhe informimin e Arben Ndoka në lidhje me këto informacione.

Gjithashtu Blerim Abazi, ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me lokalizimin e shtetasve Durim dhe Valter Bami.

Elvis Ndreca, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar ka pasur rolin e vëzhguesit, lokalizuesit dhe bashkepunëtorit me qëllim vrasjen e Durim Bami.

Gjin Ndoj, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar ka pasur rolin e lokalizuesit dhe bashkëpunëtorit me qëllim vrasjen e Durim dhe Valter Bami. Marklen Haka, ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve për lokalizimin e Durim Bami me qëllim vrasjen e tij. Këta informacione Markleni i ndante me Emiljano Shullazi.

Në janar 2020 Emiljano Shullazi komunikon me Marklen Haka dhe nga tërësia e bisedës dyshohet që Markleni e informon në lidhje me lëvizjet e një personi (i dyshuar Durim Bami) me makinë të blinduar ose Range Rover.

Në 10 janar 2020, Emiljano Shullazi komunikon me Marklen Haka dhe nga tërësia e bisedës dyshohet që komunikojnë në lidhje me Valter Bami i cili ka lëvizur me një makinë tip Range Rover. Emiljano Shullazi shprehet një moment që: “…kape q… ropt mos ja zgjat, se jam k’tu dhe robt që janë jashtë me fol kuptohet dhe e kanë pak problem me ardh në Nikël dhe me mbaru punë. Po të jem vetë e mbarojm aty tek dera e shtëpisë. Ky legeni që është këtu në burg Rraja (Redjan Rraja) thotë që Duri, (Durim Bami) është më i fuqishmi aty, i bën reklamë".

Më 11 janar 2020, Emiljano Shullazi komunikon me Marklen Haka dhe e pyet në lidhje me Zajën (Albert Zaja), një person me emrin "Skënder" dhe një person me emrin "Mero".

Emiljano Shullazi i tregon që: “...në polici janë informacione sikur këto tre persona janë njerzit e tu. Në vazhdimësi i kërkon që,..."ngreje" pak këtë Zajën (Albert Zaja) se ju aty tek bilardo e keni kollaj dhe në darkë nuk kapin mirë kamerat. Dyshohet se kërkon të angazhojë Albert Zajën për të vrarë Durim Bami.

Më 14 janar 2020 Emiljano Shullazi, komunikon me Marklen Haka, ndër të tjera e pyet se çfarë thotë Tugu (dyshohet se i referohet shtetasit Flamur Haka alias Tuk Haka) dhe se në fillim duhet hequr Duri (Durim Bami).

Në 18 janar 2020 Emiljano Shullazi komunikon me Marklen Haka të cilit ndër të tjera jep porosi që mos t'ju ketë besë Durim dhe Valter Bami duke ju shprehur: “... Vallahi z’di gjo o Marglen, e ca s’bëjnë, po besë mos ki. Ulu pi kafe po shpinën mos ja u kthe…”.

Në 6 mars 2020, Emiljano Shullazi komunikon me Marklen Haka, të cilit i tregon që: “...Ai Duri (Durim Bami) ishte ka cuar haber atij Nokës (Arben Ndoka) që të nxjerr kë të duash përvec Valterit dhe më jep garanci që e mbyllim bashkë. Në vazhdimësi dyshohet që shtetasi Marklen Haka i jep informacion në lidhje me automjetet dhe lëvizjet që kryen Durim Bami pasi përmendin automjetin e blinduar.

Emiljano Shullazi i shkruan: “...si t’ja bëjmë ma e kap kurvën....ma e rrjep ma e torturu, ishalia ta mbysin fort. Se tani s’ka blind që e ruan…”.

Më 6 mars 2020 Emiljano Shullazi komunikon me Arben Ndoka dhe ndër të tjera i jep informacion në lidhje me lëvizjet që kryen Durim Bami me qëllim që Arbeni, të marrë masa për vrasjen e tij.

“...po më thon tani qe rrin aty tek Oxhaku shumë, dhe del edhe pa blind, tek lokal “Artisti” dhe më shumë se 20 minuta nuk rrin. Rrin me çunin e xhajës së vet, atë Kocin (Gentian Koci) dhe Ervin Kodra nga Tapiza. Është fol me nja dy veta dhe ishalla e bëjnë (e vrasin). Don terezi ai mut se del një ditë dhe rrin një javë pa dalë, shofim mos po i vjen ora. Unë jam tek cili variant të dali më para, vetëm të iki. Se do dalin të gjitha pastaj, kush ka dhënë dhe kush ka gjuajtur. I flet Valteri të gjitha pastaj sa ti thuash e ke radhën ti...”.

Për të mbaruar Durim Bamin, Shullazi flet me Marklen Hakën duke i thënë se ka folur dhe me Ilir Pajën, por ai nuk lëviz nga vendi e ka mendjen tek malli.

Sipas informacioneve jo zyrtare rezulton se ish-deputeti Arben Ndoka është i angazhuar me qëllim vrasjen e Durim Bami për shkak se dyshon si autori kryesor dhe organizator i vrasjes së vëllait të tij Aleksandër Ndoka ndodhur në Lezhë më 9 dhjetor 2017. Ai shprehet se është i interesuar të vrasë Durim Bamin dhe vëllain e tij Valter Bami, por edhe persona të tjerë nëse do jenë në prezencë të tyre.

Me qëllim realizimin e vrasjes Arben Ndoka bashkëpunon me lidhjet e tij familjare dhe shoqërore bashkëpunon më dhëndrin e tij (bashkëshortin e vajzës) Arian Tuku, i cili e mbështet duke i krijuar kontakte me persona që kryejnë vrasje, e ndihmon ekonomikisht dhe me informacione për lokalizimin e Durim Bamit.

Arjani gjithashtu ka kontaktuar me personin të cilin e përmend si "daja" të cilit i ka kërkuar që të kryejë vrasjen e Durim Bamit dhe ta bëjë me versionin "me ndërrim" ose me "pagesë".

Gjithashtu Arian Tuku shprehet i gatshëm të transferojë para nga llogaria e tij bankare në Itali drejt një banke në Shqipëri me qëllim që t'i përdorë këto para për realizimin e vrasjes së Durim Bamit.

Arben Ndoka çdo organizim që bën për vrasjen e Durim Bamit e konsulton me Arian Tukun, ku i tregon të gjitha veprimet dhe komunikimet që ka kryer me persona të ndryshëm për realizimin e vrasjes.

Arben Ndoka, bashkëpunon me nipin e tij Samuel Ndoka me qëllim kontaktin me personat të cilët do të kryejnë lokalizimin, ndjekjen dhe vrasjen e Durim Bami. Samuel Ndoka me porosi të xhaxhait të tij Arben Ndoka mban kontakte me shtetasin Gentian Bejtja dhe Naim Stafuka, të cilët i kanë treguar vendet që frekuenton shtetasi Durim Bami, automjetet që përdor dhe oraret kur lëviz.

Samuel Ndoka gjithashtu mban kontakte me shtetasit Arben Mërkuri dhe Aldo Avdyli të cilët janë persona të kontraktuar për vrasjen e Durim Bamit, siç u pa edhe në rastin e datave 17-18 Gusht 2020 e në vazhdim të përshkruar më lart.

Arben Ndoka bashkëpunon me Ervis Martinaj me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami. Ervis Martinaj ka pasur rolin e bashkë financuesit për kontraktimin e personave që do të angazhohen në realizimin e vrasjes.

Gjithashtu ky shtetas ka fumizuar shtetasin Arben Ndoka me informacione për lokalizimin e shtetasve Durim Bami, Valter Bami dhe Gentian Koçi. Ervis Martinaj ka siguruar automjetet për ndjekjen dhe vëzhgimin e shtetasit Durim Bami të përshkruar më lart në rastin e datës 17-18 gusht 2020.

Arben Ndoka bashkëpunon me Astrit Avdyli me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami dhe marrjen peng të Valter Bamit. Astrit Avdyli i ka ofruar Arben Ndoka, nipin e tij Aldo Avdyli dhe lidhjen e tij Arben Mërkuri për mbështetje me qëllim vrasjen e Durim Bami.

Gjithashtu e ka furnizuar me logjistikë duke i siguruar maska plastike që do të përdorin personat që do të kryejnë vrasjen. Në periudhën e komunikimeve Astrit Avdyli, gjendet në ambientet e burgut dhe pavarësisht se ndodhet në një burg të sigurisë së lartë ai është në gjendje që të përdorë një telefon celular dhe aplikacion të enkriptuar siç është “SkyECC” dhe madje të bashkëpunojë në kryerjen e vrasjeve.

Arben Ndoka bashkëpunon me shtetasin Aldo Avdyli, me qëllim realizimin e vrasjes së shtetasit Durim Bami. Shtetasi Aldo Avdyli është instruktuar nga shtetasi Astrit Avdyli dhe është strehuar në ambientet e ofruara nga Arben Ndoka në qytetin e Lezhës ku ka pasur rolin e ekzekutorit të Durim Bami.

Siç përshkruhet edhe në rastin e datës 17-18 Gusht 2020 e në vazhdim ky person është angazhuar për të kryer vrasjen e Durim Bami në Shkozet kur ai të kthehej nga Saranda. Aldo Avdyli, ishte futur nga Mali i Zi në Shqipëri nga kufiri i gjelbër përmes ndihmës që I ka dhënë Arben Ndoka dhe Miri Bitri.

Arben Ndoka bashkëpunon me Arben Mërkuri, me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami. Arben Mërkuri është instruktuar nga Astrit Avdyli për t'i dhënë ndihmë.

Ish-deputeti Ndoka, bashkëpunon me Jozi Kraja, me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami. Jozi Kraja ka pasur rolin e lokalizuesit dhe vëzhguesit të Durim Bami dhe raportimit tek Arben Ndoka. Jozi Kraja i porositur nga Arben Ndoka ka udhëtuar drejt qytetit të Sarandës me qëllim konstatimin e Durim Bamit tek “Hotel King” dhe njoftimin e personave që do ta prisinin në Shkozet për realizimin e vrasjes.

Arben Ndoka bashkëpunon me Elvis Ndreca, me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami. Elvis Ndreca ka pasur rolin e lokalizuesit dhe vëzhguesit të Durim Bami dhe raportimit tek shtetasi Arben Ndoka.

Gjithashtu Arben Ndoka bashkëpunon me Gentian Bejtja, me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami. Gentian Bejtja është kontraktuar kundrejt pagesës nga Arben Ndoka dhe Ervis Martinaj me qëllim lokalizimin, vëzhgimin, strehimin e ekzekutorëve dhe automjeteve dhe dhënien ndihmë të ekzekutorëve për realizimin e vrasjes.

Ky person ka furnizuar me informacion të vazhdueshëm Arben Ndoka, Ervis Martinaj dhe Samuel Ndoka për vendndodhjen dhe lëvizjet e shtetasit Durim Bami, Valter Bami dhe Gentian Koçi.

Gjithashtu Gentian Bejtja ka strehuar në banesën e tij dhe Naim Stafuka personat dhe automjetet që do të përdoreshin për realizimin e vrasjes së Durim Bami. Ky shtetas ka kontaktuar me Samuel Ndoka, Arben Mërkuri dhe Aldo Avdyli dhe ju ka treguar vendet ku mund të konstatohet dhe që frekuenton, Durim Bami.

Arben Ndoka ka bashkëpunuar me Naim Stafuka, me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami. Naim Stafuka është kontraktuar kundrejt pagesës nga Arben Ndoka dhe Ervis Martinaj me qëllim lokalizimin, vëzhgimin, strehimin e ekzekutorëve dhe automjeteve dhe dhënjen ndihmë të ekzekutorëve për realizimin e vrasjes.

Ky person ka furnizuar me informacion të vazhdueshëm Arben Ndoka për vendndodhjen dhe lëvizjet e Durim Bami. Naim Stafuka, ka strehuar në banesën e tij dhe të Gentian Bejtja personat dhe automjetet që do të përdoreshin për realizimin e vrasjes së Durim Bamit.

Gjithashtu, ka kontaktuar me Samuel Ndoka, Arben Mërkuri dhe Aldo Avdyli dhe ju ka treguar vendet ku mund të konstatohet dhe që frekuenton Durim Bami.

Arben Ndoka flet me Emiljano Shullazi, me qëllim realizimin e vrasjes së shtetasit Durim Bami. Shullazi, ndërkohë që ishte në ambientet e burgut ka komunikuar me shtetasin Arben Ndoka, duke e furnizuar me informacion për lëvizjet, vendet që frekuenton, rrugën që përshkruan, personat që e shoqërojnë dhe automjetet që përdor Durim Bami.

Emiljano Shullazi, ka shprehur vullnetin që do e ndihmojë Arben Ndoka me qëllim vrasjen e Durim Bami dhe se është në kontakt me një person që i jep informacione për vendndodhjet e tij, siç ilustrohet dhe në bisedat e kryera.

Në lidhje me këtë episod duket qartë bashkëpunimi i Emiljano Shullazi me Marklen Haka. Shullazi është i interesuar për realizimin e vrasjes së Durim Bami dhe për të arritur këtë qëllim ka angazhuar Marklen Haka. Shullazi është në kontakt me persona të interesuar për vrasjen e tij ndër ta edhe me shtetasin Arben Ndoka.

Marklen Haka duke shfrytëzuar njohjen me Durim Bami dhe Valter Bami siguron informacion në lidhje me automjetet që përdorin, vendet që frekuentojnë dhe personat që shoqërohen me Durim dhe Valter Bami. Këto informacion Marklen Haka i ndan me Emiljano Shullazi që ndodhej në burg, me qëllim që ai t'i ndaj këto informacione me personat që do të organizojnë vrasjen e shtetasit Durim Bami.

Gjithashtu Arben Ndoka, flet me Blerim Abazi, me qëllim realizimin e vrasjes së Bamit. Abazi e furnizon Arben Ndoka me informacion në lidhje me lokalizimin, vendet që frekuenton dhe personat që shoqërohet Durim Bami.

Në rastin kur ky i fundit ka qenë duke darkuar në një restorant në zonën e “Urës së Gjolës” e ka ruajtur dhe ka informuar shtetasin Arben Ndoka. Referuar verifikimeve të kryera në gjendjen civile, Blerim Abazi banon në Derven, Krujë zonë e cila është në afërsi të zonës që banon dhe frekuentohet nga shtetasi Durim Bami, për këtë fakt ka akses në informacion në lidhje me lëvizjet e tij.

Për të vrarë Bamin, Arben Ndoka flet me Gjin Ndoj. Ndoj i shpjegon Ndokës që në afërsi të Objektit, ka një vend me ferra dhe shkurre ku mund të fshihesh dhe të realizosh vrasjen. Gjithashtu i dërgon foto të automjeteve që Durim Bami përdor dhe i jep informacion për personat që e shoqërojnë.

Për të ekzekutuar Durim Bamin, ish-deputeti i PS Arben Ndoka flet me Behar Bajrin alias Brajoviç. Behar Brajoviq ka kontaktuar me Durim Bami dhe e ka ftuar në banesën e tij në Shkodër.

Mbas kësaj bisede që Behar Brajoviq ka kryer me Durim Bami ai ka kontaktuar Arben Ndoka dhe i ka treguar që: “…nëse vjen Durim Bami në Shkodër tek unë a je gati që t'i grijmë dhe Arben Ndoka është dakordësuar. Behar Brajoviq i shprehet gjithashtu që nëse ai (Durim Bami) shkon ta takojë është i vdekur në Shkodër…”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:12
Biseda në 'SKY'/ Shullazi për Tesi Bashon: Mbushin 1 mln euro për Durim Bamin, ka për të bërë festë policia

1716200360_emiljanoshullazidurimbami.jpg

Emiljano Shullazi dhe Durim Bami

Nga ambientet e paraburgimit 313 në Tiranë, Eiljano Shullazi bisedon me Tesi Bashon në Selenicë të Vlorës, duke biseduar për mundësinë e kapjes peng të Armando Sulejmanit alias “Çipurit”, mikut të ngushtë Fatmir Hysenit alias “Doçja”.

Gazetari Elton Qyno raporton se qëllimi i Shullazit është kapja e “Çipurit” dhe torturimi me qëllim marrjen e informacionit se kush nga grupi i tyre gjuan dhe kush financon, me qëllim që të dinë se ku të trokasin pastaj. Shullazi i shprehet Tesi Bashos, se “Doçja”, Gëzim Sinomati alias “Buzderi” dhe “Çipuri” kanë marë pjesë në vrasjen e mikut të tij në Durrës, Edison Harizaj.

Në bisedë e sipër Shullazi, i ofron Tesi Bashos vrasjen e Leonard Dukës dhe Durim Bamit, pasi marin pagesë të mirë. Madje për Durim Bamin thotë se mbushet për 1 milion euro porosia, dhe pas vrasjes së tij ka për të bërë festë dhe policia por edhe hasmit, pasi ka shumë hasmëri.

Në dosjen hetimore siguruar nga gazetari Elton Qyno thuhet se me qëllim dokumentimin e aktivitetit të paligjshëm të shtetasit Satilno alias Basho nga ana SPAK janë këqyrur komunikimet e kryera ndërmjet Emiljano Shullazi dhe Satilno Basho, ku vihet re bashkëpunimi ndërmjet këtyre dy personave me qëllim lokalizimin e Fatmir Hyseni alias “Doçja” dhe Armando Sulejmani alias “Çipurit” dhe personave të tjerë të lidhur me to.

Nga konteksti i përgjithshëm i bisedave të kryera ndërmjet këtyre vihet re që Emiljano Shullazi ka dyshime që Fatmir Hyseni dhe Armando Sulejmani, janë të përfshirë në vrasjen e Edison Harizaj ndodhur me datë 6 nëntor 2018 në qytetin e Durrësit, ilustruar në bisedat e mëposhtme.

Më 13 prill 2020 Emiljano Shullazi komunikon me Satilno Basho në lidhje me personat që kanë vrarë Edison Harizaj dhe shprehet që: ”...njërin duhet ta marrim (marrim peng) gë të dim se kush qëllon dhe të dim se ku të trokosim pastaj. Epo ku ma gjen dot "Docen" (Fatmir Hyseni).

Gjithashtu në datën 29 Prill 2020 Emiljano Shullazi komunikon me Satilno Basho, të cilin e pyet në lidhje me Leonard Duka dhe mundësinë për ta vrarë sepse marrim pagesë të mirë.

“... Është ky Nardi Duka nga Tirana, thonë që rri në Spanjë. Kemi çuna që e bëjnë andej? Nuk e di për adrresë por po e gjetëm marrim mirë aty. Mbaro këtë arrestin një herë (shtetasi Satilno Basho në këtë perjudhë është me masë sigurie “arrest shtëpie”). Pastaj këtej nga Durrësi të bëjmë ndonjë gjë. Jam dobët me informacionin aty dhe s’po çaj dot, s’po dalin fare pisat…”.

Po ashtu në datën 17 dhe 18 Maj 2020, Emiljano Shullazi komunikon me Satilno Basho dhe diskutojnë në lidhje me automjete të cilat ti përdorin për vrasje. Diskutojnë në lidhje me gjetjen e automjeteve të llojit furgon, ambulancë dhe për “Range Rover” që të lyhen me ngjyrë të bardhë të ngjashme me makinat e policisë.

Në 24 Maj 2020 Emiljano Shullazi komunikon me Satilno Basho dhe diskutojnë me persona të dyshuar në lidhje me vrasjen e Edison Harizaj:

“...duhet kapur ai "Cipuri" (Armando Sulejmani) që të tregoj se kush ka gjuajtur, duhet me marr vesh se kush gjuan. Në vazhdimësi Emiljano Shullazi e pyet për Durim Bami me qëllim vrasjen e tij sepse për këtë vrasje paguhet 1 miljon euro, “...me atë Durim Bami, është ai nga Fushë-Kruja, di ndonjë që ka muhabet andej nga Vlora? Se për atë mbushin 1 miljon euro. Këtë muhabet e bëj me ty dhe nuk dua që ta marri vesh njeri, ça flasim bashkë. Dur Bami të pret në besë duke ngrënë bukë, ai ka njëqind hasmër, do bëj festë policia. As nuk do e kërkoj njeri atë muhabet. Po hiç arrestin një herë, se kam rob unë atje që të afrojë…”.

Biseda vazhdon përsëri në lidhje me marrjen e informacioneve në lidhje me personat që kanë vrarë Edison Harizaj, “...duhet me gjetë atë që ka gjuajtur vëlla se z’bën. Pra ti thua "Cipuri" Armando Sulejmani) me vëllain e "Buzderrit" kanë gjuajtur…?”.

Gjithashtu në 24 Maj 2020 Emiljano Shullazi komunikon me Satilno Basho dhe dyshohet që diskutojnë në lidhje me përfundimin e masës së sigurisë "Arrest shtëpie" për Bashon dhe mbasi ta mbarojë të lëvizë lirshëm dhe të angazhohet në zonën e Durrësit me qëllim realizimin e ngjarjeve kriminale sipas nevojave të Emiljano Shullazi, informon gazetari Qyno. 

Ndër të tjera shprehet, “...mbyll atë gjyqin të që të jesh vetë në lëvizje për këtej nga Durrësi, apo nuk e kalon qarkun e Vlorës ti? Vlla Tirana është pak problem, ama sa kalon “Caza Italia” nuk e rruan kush. Andej nga kam hall unë nuk kalon policia vetëm një herë në ditë…”.

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 20/05/2024 21:03

    Na ata qe te ha dark vetem eshte durimi hahaha mos te vinte gjysma nikles per dark e skishe ti mbaje dot.

    Përgjigju
  • SHQIPTAR: 20/05/2024 17:29

    Bejar bajri me bespreri ne gjithe kete histori.

    Përgjigju
    • Real: 20/05/2024 18:13

      Te gjithe keta jane te pabese jo vetem Behari. Per leke shesin nenen dhe baben jo me njeri tjetrin. Keta nuk kane as fe as nder dhe as familje, jane bastarde qe nuk duhet te jetojne me. Ness duhet nje shembull i madh kundra krimit ja ku eshte rasti. Asnje denim nen 30 vite per keta horra. Konfiskim te cdo lloj pasurie dhe i shikoni keta lepuj duke qare dbe ankuar.

  • Rollsirollsi: 20/05/2024 16:41

    Ju paska ngel sharra gozhd me doqen e vlores mor besprema intriga nga me te ndryshmet keni ba dhe prap asnje gjemb ne kemb si ka hy ato djali djal trim dhe i vaft dita ne mije doqes

    Përgjigju
    • Bejtja: 20/05/2024 18:24

      tek sidi eshte nisur te shkoje edhe ky me shoket e tjere vec mos e nderron emrin duman apo te quhet du du

  • Ahah: 20/05/2024 13:33

    Behar Bajri nuk paska pas bespreme ma te madh Shkodra, O Ibrahim Lici si nuk ja kpute kryt ktij te pabesit se kishte pshtu qyteti.

    Përgjigju
  • i pa bese: 20/05/2024 13:29

    E thirri per darke e vraje thote

    Përgjigju
  • 313: 20/05/2024 12:57

    E gjith kjo katrahure e ka piknisjen ne atentatin e qaf kasharit. Dur Bami shet Milin tek Maloku. Gjutsit jan niklaxhinjt Stafuka edhe Ramazani fmi ne ate kohe. Ramazani bie pre e intriges dhe nuk ka dit se kujt ka gjujt. Nga intriga qe ju be e shet Stafuken te Mili ne park dhe e mbyll me milin.

    Përgjigju
    • NYT: 21/05/2024 19:09

      @Hallexhiu, kush esht intiligjenti sipas teje? Durim Bami?

    • Hallexhiu: 21/05/2024 01:13

      Noshta ngjarjet kan rrjedhë kshu siç thuhet por nuk o mir me i vu njerzve pullën.kte e mori ky e atë ai.Stafuka ka qen i përlym në shum gjon,vllai kgij del në grup për ekzekutim e Bamit e kshu me rradhë.Dirigjenti gjith ksaj loje menoj që ësht ai inteligjenti si gjithmon.me 1 aksion rrafshoi kundërshtarët dhe ish bashkpuntorët. Trrekonshi Tr-Fush Kruj- Dr paska qen më i rrezikshëm se trekonshi Bermudës

    • Hup: 20/05/2024 17:36

      A.L esht maloku?

    • arjan: 20/05/2024 16:07

      100 % je i sakte vlla

    • Profesori: 20/05/2024 14:53

      E vertete dhe sdihet si do perfundoj

  • Bespremi: 20/05/2024 12:47

    O behar bespremi edhe ktu ke dasht me vra njerz me heksi Su bane burre iher me dal me vra nje njiri taman…po fantazma ka me te njek tane jeten edhe ne burg me jastek kane me te mbyt

    Përgjigju
    • Replik: 20/05/2024 18:50

      Po pra edhe ate e vravi mas shpindet ne shpi te vet kaq burre asht

    • 313: 20/05/2024 16:42

      Ka vra me vlla me doren e vet pse e akuzon. Ka vra grun e vet 15 vjece

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kategoria e Parë/ Pogradeci shtang Vorën në fund, Apolonia mposht Besën! Kastrioti tri pikë (Renditja)

Kategoria e Parë/ Pogradeci shtang Vorën në fund, Apolonia mposht Besën! Kastrioti tri pikë (Renditja)