Avokati Idajet Beqiri, ka deklaruar se SPAK po humbet misionin për të cilin është krijuar dhe po shndërrohet në një instrument politik.
Në një lidhje skype për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Beqiri tha se SPAK po vepron si seksion i Partisë Demokratike dhe i Partisë së Lirisë, duke mos hetuar, sipas tij, çështjet e mëdha të korrupsionit që përfshijnë figura të rëndësishme politike.
‘Është krijuar tashmë jo vetëm në perceptimin e popullit, por shqiptarët janë të zhgënjyer nga puna e SPAK sepse po kthehen në seksion të PD dhe të Ilir Metës për shkak të mosfillimit të hetimeve për çështje të mëdha të korrupsionit, sepse këto nuk janë çështje të vogla. Për këto çështje është krijuar SPAK. Ka një mori aferash të renditura dhe të listuara. A do të futet SPAK që të luftojnë krimin e lartë apo do bëjnë politikë, po të jetë ashtu le të hapë një parti politike’, tha ai.
Avokati përmendi çështjet si trafiku i armëve, firmat piramidale, 21 janari dhe Gërdeci, të cilat sipas tij janë lënë në harresë nga SPAK.
‘Ka afera të rënda që nisin me trafikun e armëve që bënte Berisha dhe që shkaktoi krime kundër njerëzimit në Kosovë dhe në Bosnjë, duke vijuar me afera të tjera të rënda si firmat piramidale dhe vrau edhe 3 mijë prej tyre sepse bëri edhe luftë civile.
Vazhdoi me krimin e Gërdecit dhe pasi bënë trafik armësh në Afganistan, Hamas, Tunizi dhe me Gedafin, Argita me Shkëlzenin pastaj bënë edhe Gërdecin duke vrarë edhe atje njerëz dhe këto krime nuk hetohen nga SPAK. Ata nuk po merren me asnjë prej këtyre, ata këto po i lënë në harresë ose po i mbyllin me mosfillime si me 21 janarin që pyesin dëshmitarët njëherë në dy muaj, po tallen dhe po merren me gjëra të vogla’, tha ai.
Komente













si cdo avokat z.Beqiri, mbron hajdutet dhe ata qe shkelin ligjin ndaj mendimi i tij vlen zero.
PërgjigjuE kuptoj ashpersine tende Z.Beqiri, pasi jane perpjekur te ta shkaterrojne jeten ne menyren te pa drejte,duke sajuar akuza apsurde.Kjo per shkak te delirit te pushtetit te viteve 92-97, pasi Shqiptaret per mungese informacioni nuk e dinin qe drejtuesit e PD kishin qene anetar dhe sekretar te PPSH dhe ne sigurim. Kete te fundit e perdorim keq,pasi ne sigurim nuk futeshe me deshire,por ne 90 % te rasteve me dhume e mase shterguese. Persa i perket SPAK kam pak rezerva per opinionin tuaj, pasi si jurist duhet te kuptosh qe kupoles eshte shume e veshtire tjua provosh krimin. Te gjithe lideret pas 90 perdoren modus operandin e Enverit i cili i zhdukte provat e krimit,duke eleminuar bashkepuntoret e ngushte me te cilet kishte kryer krimet.
Përgjigju