Avokati: Izet Haxhia po mbrohet nga shteti pas incidentit, do të rifillojë deponimet kundër Sali Berishës

Avokati: Izet Haxhia po mbrohet nga shteti pas incidentit, do të rifillojë deponimet kundër Sali Berishës

Izet Haxhia

TIRANE- Idajet Beqiri, që është avokati i Izet Haxhisë deklaron se klienti i tij do të rifillojë deponimet kundër Sali Berishës, pasi tashmë ai së bashku me të fejuarën e tij po mbron nga shtetit në pritje të marrjes së statusit të dëshmitarit të mbrojtur të drejtësisë. Ndërkohë që ka nisur një hetim për grupin e policëve që shoqëronin Izet Haxhinë më 9 tetor.

Izet Haxhia i ka kallëzuar, veçanërisht shefin e grupit te shoqërimit me origjinë nga Tropoja, për një aksident të qëllimshëm të makinës teksa ai transportohej me pranga në duar nga burgu 302 në rrugën Mine Peza për në Prokurorinë për Krime të Rënda. Beqiri ka treguar se gjatë dhënies së dëshmisë, Haxhia ka rritur akuzat ndaj Berishës, nga 23 që ishin në dhjetor 2018 në 30 të tilla.

Por kush janë krimet të cilat Izet Haxhia akuzon Sali Berishën? Në padi, Izet Haxhia pretendon se Sali Berisha e ka urdhëruar atë për të bombarduar Ambasadën amerikane në Tiranë, eliminimi i Azem Hajdarit, firmat piramidale. Gjithashtu sipas Haxhisë, Berisha kishte planifikuar edhe vrasjen e Skënder Gjinushit, të Sabit Brokajt, të Arben Imamit dhe Shaban Memisë, por edhe shumë cështje të tjera.

Përpos padisë për Sali Berishën ku filloi deponimet, Izet Haxhia është edhe në një tjetër proces, për vrasjen e Azem Hajdarit ku fitoi të drejtën e rigjykimit, pasi u dënua në mungesë me 25 vite burg, por institucionet po bëjnë ping-pong me këtë dosje duke e kaluar nga njëra shkallë e drejtësisë te tjera dhe në fund u dërgua në Gjykatën e Lartë që të vendosë se ku duhet të gjykohet.

Postimi i plotë i avokatit të Izet Haxhisë, Idajet Beqiri
Izet Haxhiaj pritet të fitoi statusin e të mbrojturit të drejtësisë, ndërkohë që sot rifillojnë deponimet e tij si dëshmitar okular kundër krimeve të kryera nën nxitjen, frymëzimin dhe organizimin e Sali Berishës. 

Pas incidentit të rënd të datës 9 tetor 2019 kundër Izet Haxhisë dhe fillimit të procedimit penal nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë për këtë ngjarje, si dhe pas ndërprerjes për një javë të deklarimeve të këtij dëshmitari okular kundër Sali Berishës për krimet e kryera gjatë viteve 1991-1999, institucionet përkatëse, duke filluar nga Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së shtetit dhe deri te Ministria e Drejtësisë, kanë marr një serë masash në mbrojtjen dhe sigurinë e jetës së Izet Haxhisë dhe të fejuarës së tij Eriona Paruca. 

Janë marr masa të posaçme sigurie në Burgun 302 ndaj Izet Haxhisë. Thuajse ka ndryshuar plotësisht i gjithë regjimi i ruajtjes së tij, i kontrollit të ushqimit, i shoqërimit të tij në takimet me avokatin, me të fejuarën e tij, gjatë komunikimeve telefonike etj.

Në kushtet kur veç avokatit të tij, i vetmi person që po i qëndron pranë, që plotëson nevojat e tij dhe që ndihmon  Izet Haxhinë është e fejuara e tij, Eriona Paruca, janë eleminuar plotësisht incidentet e qëllimshme kundër saj në raport me takimet dhe kontaktet me Izet Haxhinë si dhe janë marr me seriozitetin e duhur dhe po trajtohen ligjërisht të gjitha kërcënimet e rënda, fyerjet, poshtrimet dhe kanosjet për vrasje që i janë bërë asaj prej disa individëve konkret dhe anonim në faqet e facebook, në telefon etj.

Unë, si përfaqësues dhe mbrojtës ligjor i Izet Haxhisë, si dhe vet Izet Haxhiaj, i kemi kërkuar prokurorit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda që, për vet natyrën e deponimeve të Izet Haxhisë, për krimet e rënda që janë kryer dhe që po zbardhen prej tij, për subjektin kryesor, autorin e kryerjes së këtyre veprave me rrezikshmëri të lartë dhe pasoja të rënda për Shqipërinë, siç është ish Presidenti i Republikës Sali Berisha, për rrezikshmërinë potenciale që paraqet ai edhe aktualisht në zhdukjen e provave dhe të dëshmitarëve okularë, t'i jepet Izet Haxhisë Statusi i të mbrojturit të drejtësisë. 

Të përgjegjshëm se një vendimarrje e tillë për t'i dhënë Izet Haxhisë Statusin e të mbrojturit nga drejtësia do kohën dhe procedurat e veta, ditën e premte që kaloi, pas takimit me oficerin e policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda në ambjentet e Burgut 302 në Tiranë, i deklaruam atij se Izet Haxhiaj do të vazhdoj rregullisht deponimet e tij, si më parë, pranë ambienteve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, duke filluar nga dita e sotme dhe ditët në vijim. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meti Tirane: 21/10/2019 13:11

    Athere zoti Avokt, ne qoftese te gjitha keto akuaza qe ngreni ju dhe klientit tuaj jane te verteta, duhet t'ju shtohet dhe nje akuaze per "Moskallzim Krimi"...ose ne te kunderten ajo e mashtrimit..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Armando Broja luan 20 minuta, Everton ndal Cityn 1-1 në Manchester! Haaland shpërdoron penalltinë në 'Boxing Day'

VIDEO/ Armando Broja luan 20 minuta, Everton ndal Cityn 1-1 në Manchester! Haaland shpërdoron penalltinë në 'Boxing Day'