Avokati: Ja pse Elvis Roshi ka përdorur 5 emra, dosja për përdhunim në Itali u rihap

Avokati: Ja pse Elvis Roshi ka përdorur 5 emra, dosja për përdhunim në Itali u rihap

Elvis Roshi

Gjykata e Tiranës dënoi dje ish-kryebashkiakun e Kavajës Elvis Roshi me 7 muaj e 15 ditë burg, aq sa kërkoi prokuroria. Për shkak se përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, dënimi u ul në 5 muaj, po duke pasur parasysh që kishte qëndruar katër muaj në “arrest shtëpie”, masa e dënimit që mbeti për të vuajtur ishte vetëm 1 muaj burgim dhe në fund dënimi u pezullua duke u konvertuar në 60 orë punë publike të detyruar.

Elvis Roshi u akuzua për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. Në sallën e gjyqit në seancën e kaluar, Roshi pasi kërkoi gjykim të shkurtuar, që u pranua nga gjykata, pranoi falsifikimin dhe tha se për shkak të neglizhencës e ka plotësuar gabim formularin. Ai ishte i pranishëm në seancën e djeshme në gjykatë, por nuk pranoi që të fund të bënte komente duke u larguar nga dera e pasme.

”Elvis Rroshi nuk ka deklaruar dënimin e dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë për veprën penale të përdhunimit të kryer në vitit 1995 në Kampobaso, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 1 të formularit të vetëdeklarimit. Gjatë seancës gjyqësore prokurori i çështjes Enklid Gjini i kërkoi gjykatës dënimin me 7 muaj e 15 ditë burg të Rroshit, pasi sipas tij  Roshi ka falsifikuar formularin e dekriminalizimin, duke shkruar të dhëna të rreme. Prokurori po ashtu argumentoi që dënimi me burg të pezullohet nga gjykata dhe Rroshi të vihen në shërbim prove.

Dënimet në Itali dhe në Zvicër
Po ashtu, ai nuk ka deklaruar se është dëbuar nga shteti italian dhe ai zviceran respektivisht në vitin 1995 dhe 1993, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 7 të formularit të vetëdeklarimit”-thuhet në pretencën e prokurorisë. Prokuroria zbuloi gjithshtu se Rroshi ka përdorur 5 emra të ndryshëm në disa vende të Evropës. Por avokati mbrojtjës i Roshit, Maks Haxhia, i tha gjykatës se Rroshi gjatë këtyre viteve ka qënë një emigrant dhe përdorimin e shumë emrave është bërë vetëm  me qëllim për të siguruar kushtet e jetesës dhe për të gjetur vend pune. Haxhia argumentoi para gjykatës se dënimi në Itali për akuzën e përdhunimin është dhënë në mungesë dhe se klienti i tij nuk ka pasur dijeni për këtë proces. Sipas Haxhisë, ky proces në Itali tashmë është rihapur dhe Roshi po rigjykohet.

Informacion nga EUROPOL
Në 8 qershor 2016 Zyra Kombëtare Europol Tirana informon se Roshi është dënuar në Sesto San Giovvani, në Milano.Nuk rezulton se ai ka vuajtur dënimin për përdhunim. Sipas përgjigjes së dërguar nga autoritetet zvicerane, shtetasi Ervin Rroshi, lindur më 3 dhjetor 1975 në Kavajë, i biri i Azem dhe i Nasije, gjithashtu njihet me emrat të mëposhtëm:

RROSHI Ervin, 03.12.1975

RROSHI Elvis

HALLULLI Bashkim

RROSHI Enver, 03.12.1975

PROSHI Enver, 03.12.1975

Konkretisht shtetasi Elvis Rroshi nuk ka deklaruar dënimin e dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë për veprën penale të përdhunimit të kryer në vitin 1995 në Campobasso, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 1 të formularit të vetëdeklarimit. Ai nuk ka deklaruar se është dëbuar nga shteti italian dhe ai zviceran respektivisht në vitin 1995 dhe 1993, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 7 të formularit të vetëdeklarimit. Gjithashtu subjekti Elvis Rroshi nuk ka deklaruar se është arrestuar në gusht të vitit 1997 në Zvicër, me urdhër të Gjykatës së Shtetit të Zyrihut dhe është dëbuar sërish,duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikat 5 dhe 7 të formularit të vetëdeklarimit.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja