Avokati Maks Haxhia mungon në seancë për shkaqe shëndetësore, shtyhet pretenca për Arbër Çekajn

Avokati Maks Haxhia mungon në seancë për shkaqe shëndetësore, shtyhet pretenca për Arbër Çekajn

TIRANË- Gjendja shëndetësore e avokatit Maks Haxhia është bërë shkak për shtyrjen e pretencës për Arbër Çekajn. Ai ka paraqitur një raport shëndetësor duke justifikuar mungesën e tij ndërsa Çekaj është shprehur se nuk mund të marrë një avokat tjetër, pasi Haxhia e njeh shumë mirë çështjen prej Gjermanisë.

Shtyrje të seancës kërkuan edhe dy të arrestuarit e tjerë në këtë proces Armando Pezaku, shoferi trajlerit që çoi kontenierët me banane nga porti në Maminas si dhe menaxheri i ‘arbër gardën” Donaldo Lushaj.

Çekaj fitoi gjykim të shkurtuar dy javë më parë. Arbër Çekaj, pronari i kompanisë "Arbi Garden" në kontenierët e së cilës bashkë me babanet u zbuluan nga policia 613 kilogramë kokainë u esktradua rreth një muaj më parë nga Gjermania.

Avokati i tij, Haxhia ka pasur një problem shëndetësor pak ditë më parë, por fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas interesimit mbi gjendjen shëndetësore të avokatit të njohur, mësohet se ai ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale dhe gjendja e tij paraqitet e stabilizuar.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë