Avokati Ngjela ministër, habi
tek aleatët e tjerë të PS

Avokati Ngjela ministër, habi<br />tek aleatët e tjerë të PS
TIRANE - Konfirmimi i kreut të Partisë Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela si pjesë e kabinetit të ri qeveritar nëse e majta vjen në pushtet nga ana e kryesocialistit Edi Rama ka sjellë dhe reagimet e aleatëve të PS në opozitë.

I pari që është shprehur në lidhje me deklaratën e Ramës për Ngjelën ministër në një qeveri të majtë ka qënë kreu PSV ’91 Petro Koçi, i cili nuk ka munguar të shprehë mosbesimin e tij në lidhje me mundësinë që Ngjela të bëhet ministër në një kabinet qeveritar të mundshëm të drejtuar nga Edi Rama kryeministër.

“Nuk besoj se Spartak Ngjela do bëhet ministër një një qeveri të së majtës pas fitores së opozitës”, deklaroi Koçi për gazetën “Shqiptarja.com”. Por kreu i PSV Petro Koçi ka deklaruar përpara se të shpalleshin dhe të shkonin listat në KQZ se ai shkrinte partinë e tij me PS, por që nuk u përfshi në listat e PS ndërsa u regjistrua si parti më vete brenda koalicionit qeverisës në KQZ, pasi ishte një deklarim verbal shkrirja e PSV me PS.

Ngan ana tjetër ka reaguar shumë shkurt dhe kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo në lidhje me mundësinë e Ngjelës ministër në një qeveri të majtë. “Preferoj të hesht. Do të jem deputet i Kuvendit të Shqipërisë me forcat e mija”, ka qënë deklarata e Milos për gazetën tonë. Duke u shprehur në mënyrë indirekte në lidhje me këtë çështje.
 
ALEATËT NË QEVERI

Nëse e majta e bashkuar vjen në pushtet pas rezultatit të zgjedhjeve të 23 qershorit të këtij viti, atëherë situata bëhet e komplikuar sepse nëse do të dalin rezultatet e paralajmëruara atëherë i bie që të marrin gjysmën e kabinetit qeveritar me 14 ministri.

Kështu, nëse i qëndrohet marrëveshjes që nëse merr mbi 20 mijë vota partia merr një mandat ministri, atëherë i bie që disa partitë marrin gati 7 poste ministrore, bazuar në rezultatin e paralajmëruar më 23 qershor.

Kështu përpos Ngjelës që ka marrë premtimin për një post ministror, dhe Gjinushi ka shumë shanse të marrë mbi 20 mijë vota për të marrë një post ministri. Ndërsa afrohet dhe Milo për një post të tillë.

Ndërkohë nëse realizohet premtimi i Metës që LSI të marrë mbi 120 mijë vota, atëherë minimalisht katër poste ministrore i takojnë LSI duke bërë që nga kabineti me 14 ministra të “fluturojnë” pa u diskutuar 7 poste ministrore, duke mbetur vetëm 7 të tillë për vetë PS.

Ndërkohë që pritet krijimi i disa ministrive të reja, si ajo e Emigracionit, e Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore, Ministria e Zhvillimit Rural, ndoshta dhe Ministria e Energjitikes, që mund të “shuajnë” sdodopak kërkesat e aleatëve.
 
MINISTRITË E REJA DHE NDARJA E PRETENDUAR
 
Ministritë e reja
Ministri e Emigracionit
Ministria e Turizmit e Trashëgimisë Kulturore
Ministria e Zhvillimit Rural
Ministria e Energjitikes
 
ALEATËT, PRETENDIMET SIPAS VOTAVE

LSI pretendon 4 ministri
Ngjela garantoi një ministri
PSD pretendon një Ministri
PDS pretendon një ministri
Aleatët gjithsej 7 Ministri
PS i mbeten gjithsej 7 Ministri

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.06.2013
(Foto: Tryeza e aleatëve)
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës