Të tjera detaje kanë dalë pas publikimit të videos së dhunimit të avokatit Ilia Ilia në Durrës. Avokati Ilia Ilia, ka denoncuar në Report Tv, si një nga autorët e sulmit, personin që është rrethuar me të kuqe në fotot e mëposhtme.

Personi që akuzohet nga Ilia si një nga autorët e sulmit, ka dalë në foto me prokurorin e Durrësit,Arjan Ndoji.

Nga ana tjetër prokuroria ka nisur hetimet për ngjarjen, përfshirë edhe për policin Sadik Laska që shoqëronte avokatin i cili akuzohet për moskallëzim krimi, pasi dyshohet se ka njohur autorët por nuk ka treguar identitetet e tyre.

Autori i denoncuar nga avokati i shoqëruar me prokurorin


Lajmi kryesor:

Del videoja e dhunimit të avokatit Ilia Ilia, policia identifikon njërin nga dy autorët e sulmit