Avokati Përparim Çaça: Nga i akuzuar Berisha sot bëri rolin e negociatorit! Do thirret sërish në SPAK për t'u pyetur

 

Avokati Përparim Çaça në emisionin “Repolitix” në Report TV ka deklaruar se Sali Berisha sot në SPAK ka tentuar të bëjë rolin e negociatorit me prokurorët, nisur nga ajo se çfarë ka deklaruar para medias. Duke qenë se seanca e parë ka qenë e shkurtër, sipas avokatit Berisha do të thirret sërish për t'u marrë në pyetje.

“Sido që të vijë puna nuk ka qenë një seancë e lehtë e marrjes në pyetje. Ajo që më bën përshtypje është fakti se edhe nga eksperienca po të kemi parasysh dhe rastet e tjera, minimalisht rri mbi 6 orë. Fakti që ka përfunduar për një orë e gjysmë dhe është hera e parë që pyetet: Për mua është seancë e shkurtër. Berisha është kthyer në rolin e negociatorit, por sesa e kanë pranuar prokurorët e SPAK është gjë tjetër. Mendoj se ka qenë një seancë e shkurtër si herë e parë dhe mendoj se do ketë një seancë tjetër. Qasja e Berishës ka qenë siç ka qenë që në momentin e parë. Ky lloj problem me spak ka filluar që në momentin që ata bënë direkt kërkesën në spak dhe nuk kërkuan nga kuvendi. Pjesa tjetër ka qenë retorikë politike.”

Çaça nënvizoi se tashmë është thyer miti i të paprekshmëve.

“Po është thyer. Jo domosdoshmërisht SPAK ka për të bërë ndonjë deklaratë. Ai do të ruajë sekretin hetimor. Për herë të parë Berisha shkoi në spak por se çfarë është thënë nuk e dimë por nga i akuzuar Berisha është kthyer në negociator.  Nuk ka shans që një klient i imi ta bëjë një gjë të tillë me spak por Berisha edhe mund ta bëjë. Mendoj se do thirret sërish.”


Lajmi kryesor:

Berisha sulme SPAK, Beqiri: As pulat s'i tremb më! Para prokurorëve ka qenë më i urti i botës, do t'i komunikojnë akuzën! Çaça: Sot bëri rolin e negociatorit


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzoi të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Haklaj: U çimentua marrëveshja Berisha-Rama dhe u rrëzua reforma në drejtësi

Kushtetuesja rrëzoi të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Haklaj: U çimentua marrëveshja Berisha-Rama dhe u rrëzua reforma në drejtësi