1 orë e 30 minuta zgjati marrja në pyetje për Sali Berishën në zyrat e SPAK, për aferën “Partizani”. Në dalje ai i sulmoi ashpër prokurorët duke i quajtur grup të strukturuar kriminal, madje tha se u ka drejtuar disa pyetje. Avokati Idajet Beqiri në “Repolitix” në Report Tv me gazetarin Denis Minga tha se këto deklarata të Berishës janë gënjeshtra, ndërsa shtoi se ish kryeministri nuk ka folur para prokurorëve. Sipas avokatit fakti që Berisha nuk u është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve ka bërë që të dalë kaq shpejt nga prokuroria.
"Seanca ka qenë shumë e shkurtër. I kam të vazhdueshme shkuarjet në spak. 22 çështje për 2023. E di se çfarë marrëdhënie krijohet atje, se cfarë janë ato zyra dhe cfarë të imponojnë ato zyra atje. Ne si avokatë që futemi në SPAK sepse kemi klientin atje, na dridhet zemra. Për qytetarët kur shkojnë në SPAK i kanë bërë me kohë pyetjet. Sa i kanë bërë pyetjen e parë ky (Berisha) ka dashur ti thotë diçka tjetër. Nëse ai e ka zgjatur përsëri ata kanë thënë na intereson kjo. Ai i do pyetjet brenda asaj që të pyet. Jo vetëm që nuk shkruajnë gjë por të thonë stop. Berisha do ketë ikur para kohe nga SPAK. SPAK i ka thënë do të japësh përgjigje se për këtë po të pyes. Nëse je jashtë teme SPAK nuk të lejon të flasë. Berisha gënjeshtar. Të vret natën e të qan ditën. Ka njeri më të paskrupullt për të. Atje ai ka qenë më i urti i botës s’ka folur fare. Ka tentuar, nuk e ka lënë dhe avokati, ai ka thënë do japim sqarime në gjyq. Do thirret edhe njëherë për ti thënë po mbyllim hetimet. Spak do e thërrasë dhe njëherë do i komunikojë akuzën dhe do i thotë përfundojnë hetimet. Do bëjnë kërkesë për gjykim, Do ia thonë merre kërkesën për gjykim dhe do e çojnë çështjen në gjyq".
Kurse për avokati Përparim Çaça, nga i akuzuar sot Berisha në SPAK ka marrë rolin e të negociatorit. Pavarësisht fjalimeve të Berishës në arrest shtëpie nga dritarja dhe grumbulimit të militantëve të Rithemelimit poshtë banesës së tij avokati Çaça shprehet se nuk mbështetet nga shumica e deputetëve.
"Berisha ka në dorë fatin e opozitës. Aksioni i Rithemelimit është te rruga e shpresës. Ky minimitingu çdo natë është aksioni opozitar përveça tij që është në parlament. Shumica e grupeve parlamentare nuk e mbështet këtë lloj proteste që bëhet nga SPAK. Ata nuk e thonë...", tha avokati.
Ish kreu i PD Kukës Ibsen Elezi i ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv tha se në qëndrimet e tij në betejë me SPAK Sali Berisha ka çeduar, duke e bërë figurën e tij më pak të besueshme.
"Që na zanafillën e vetë Berisha pati një qëndrim politik në raport me atë që ndodh. Berisha ka thënë do jem gjithmonë i hapur dhe s'kam nevojë për imunitet. Fakti që çedoi nga kjo nuk është pozitive. Ta refuzosh të mos shkosh e pastaj të përfundosh në masë arrest shtëpie do të thotë se vetë nuk i ke bërë si duhet llogaritë."
Nga ana tjetër Elezi tha se sipas tij "Rama është i interesuar të shtyhet procesi ndaj Berishës".
"Në çdo zyrë të SPAK ka një agjent të FBI". Kështu deklaroi avokati Idajet Beqiri në emisionin “Repolitix” në Report Tv.
“Të mos ngatërrojmë SPAK me struktura të tjera që kemi pasur deri sot. Nuk janë të njëjta. Po të them çfarë ka ndryshuar. Ka ndryshuar ana profesionale dhe teknike e hetimit dhe ana e atij që të ka dhënë lekun dhe nuk të shkon dëm leku që të ka dhënë ty. E kontrollon në mënyrë perfekte. Këto janë SHBA që kanë strukturat brenda në SPAK . Në çdo zyrë ke një të FB. Çdolloj gjëje jo vetëm që e dëgjojnë dhe e shikojnë”, tha Beqiri.
Ndonëse po diskutohet për krijimin e një federate opozitare me qëllim bashkimin, avokati Përparim Çaça i ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv thotë se fati i partisë më të madhe opozitare, PD-së tashmë të ndarë në tre fraksione nuk mund të parashikohet.
“Ka një grupim të komandon pjesën e protestave që po bëhet atje. Ndërsa pjesën e opozitës në parlament e ka Gazment Bardhi. Ka një situatë në PD që as zonja Meri (Meri Shehu) që ka hyrë në Big Brother nuk e parashikon dot si do shkojë”, tha Çaça në emisionin “Repolitix” në Report Tv.
“Sekretarja dha se Sali Berisha në 1 orë e ca në SPAK, shkoi tre herë banjo.”
Kështu deklaroi avokati Idahet Beqiri në "Repolitix" në Report Tv teksa komentoi deklaratat e Sali Berishës pas daljes nga SPAK i cili nuk kurseu akuzat ndaj Prokurorisë.
“Ai e ktheu në komedi atë mitingun që bëri me të 40 e tij. Se është vetë ai banda dhe të 40 që i vijnë pas. Politika duhet të ketë pak realizëm brenda dhe i shton dozat. Atje ai ka qenë më i urti i botës s’ka folur fare. Ka tentuar, nuk e ka lënë dhe avokati, ai ka thënë do japim sqarime në gjyq”, shtoi Beqiri.
Avokati Përparim Çaça në emisionin “Repolitix” në Report TV ka deklaruar se Sali Berisha sot në SPAK ka tentuar të bëjë rolin e negociatorit me prokurorët, nisur nga ajo se çfarë ka deklaruar para medias. Duke qenë se seanca e parë ka qenë e shkurtër, sipas avokatit Berisha do të thirret sërish për t'u marrë në pyetje.
“Sido që të vijë puna nuk ka qenë një seancë e lehtë e marrjes në pyetje. Ajo që më bën përshtypje është fakti se edhe nga eksperienca po të kemi parasysh dhe rastet e tjera, minimalisht rri mbi 6 orë. Fakti që ka përfunduar për një orë e gjysmë dhe është hera e parë që pyetet: Për mua është seancë e shkurtër. Berisha është kthyer në rolin e negociatorit, por sesa e kanë pranuar prokurorët e SPAK është gjë tjetër. Mendoj se ka qenë një seancë e shkurtër si herë e parë dhe mendoj se do ketë një seancë tjetër. Qasja e Berishës ka qenë siç ka qenë që në momentin e parë. Ky lloj problem me spak ka filluar që në momentin që ata bënë direkt kërkesën në spak dhe nuk kërkuan nga kuvendi. Pjesa tjetër ka qenë retorikë politike.”
Çaça nënvizoi se tashmë është thyer miti i të paprekshmëve.
“Po është thyer. Jo domosdoshmërisht SPAK ka për të bërë ndonjë deklaratë. Ai do të ruajë sekretin hetimor. Për herë të parë Berisha shkoi në spak por se çfarë është thënë nuk e dimë por nga i akuzuar Berisha është kthyer në negociator. Nuk ka shans që një klient i imi ta bëjë një gjë të tillë me spak por Berisha edhe mund ta bëjë. Mendoj se do thirret sërish.”
Deklaratat e Sali Berishës pas daljes nga SPAK se ka pyetur prokurorët, duken të pabesueshme për juristin Rezart Kthupi. Në “Repolitix” në Report Tv, Kthupi tha se nuk ndodh asnjëherë që një prokuror të të lejojë ti bësh pyetje e aq më pak të të përgjigjet. Sipas tij deklaratat e Berishës janë në kuadrin e retorikës politike.
“Sot Berisha pavarësisht pse nuk e njeh autoritetin e spak mbi bazën e orarit që kishte vendosur spak u detyrua të çohej nga shtëpia e tij dhe shkoi u përball me dy prokurorët. Pyeti dhe e pyetën. Berisha sot prokurorëve mund tu ketë komunikuar një masë detyrim paraqitje te rruga e shpresës çdo ditë në orën gjashtë. Pra kanë ndërruar rolet. Në atë seancë asgjë nuk ka ndodhur. Çështja është se të paktën për aq eksperiencë sa kemi në raport me proceset e marrjes në pyetje, nuk ka ndonjë prokuror që ti i drejton pyetje dhe të kthen përgjigje. Por prokurori të pyet. Në këto kushte kur Berisha deklaron se i ka marrë në pyetje është në kuadrin e retorikës politike”, shtoi ai.