Avokati Romeo Kara, kallëzues i çështjes Çez-DIA, për të cilën akuzohet edhe Ilir Meta, ka deklaruar se do të përballet në GJKKO me ish-Presidentin.

Komentet Kara i bëri në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, ku tha se do të shkoj si dëshmitar në GJKKO dhe është i hapur t’i përgjigjet për çdo pyetje ish-Presidentit, por edhe gjykatësve.

Më tej Kara komentoi edhe përplasjet mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit gjatë ditës së sotme në seancën e zhvilluar në GJKKO, duke thënë se ish-Presidenti mesa duket qenka martuar për interes.

“Tani kur i del problemi me gruan dhe njerëzit e gruas dhe kërkon të keqen te Romeo? Jo more jo. E mira të vjen nga lartë dhe e keqja të vjen nga vetja. Kjo është e rëndë pak. Këtu njerëzit në parti paskan ardhur për këtë punë. Por e keqja është që edhe gruaja qenka martuar për interes me atë. Se këtë po kuptojmë tani. Do të jem dëshmitar. Ai duket se e ka me shumë merak që të shkoj unë dhe unë do shkoj me shumë kënaqësi. Ai do pyesë dhe unë do përgjigjem, me kënaqësinë më të madhe, atij dhe Gjykatës”, tha mes të tjerash avokati Romeo Kara.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi u përplasën në seancën e radhës në Gjykatën e Posaçme, ku akuzohen për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie. I ashpër me Kryemadhin, Meta u distancua nga mesazhet e gjetura në celularin e ish-bashkëshortes, ku ndante përqindjet e fitimit me kushëririn e saj Shatku. Seanca e radhës do të mbahet më 9 korrik ora 10:00.


Lajmi kryesor:

Protestat/ Avokati: Kërkesat e lexuara nga Goxhaj ishin nxjerrë nga Flamur Noka para një jave! Romeo Kara: Nuk shkon të heqim Ramën për çunin e Fahriut