TIRANE- Sami Dema, avokati mbrojtës i dy kushërinjve Klodian dhe Saimir Gjozi tregon se Policia e Shtetit është nxituar me etiketimin e dy të arrestuarve si vrasës të bankierit Artan Santo. Avokati ka deklaruar se prania e kimikateve të barutit nuk është aspak e vërtetë dhe spekullim i pastër i strukturave të policisë, të cilat janë nën trysninë e mungesës së autorëve të vërtetë të vrasjes së Artan Santos.
Ai shprehet se Klodian dhe Saimir Gjozi, kanë qënë në Fushë-Krujë ku kanë punuar me tuba ujësjellësi, madje dhe kanë salduar më saldatriçe. Ky proces le në duar njolla baruti, por kjo nuk do të thotë që kushërinjtë Gjuzi janë autorët e vrasjes. Në një intervistë për “Shqiptarja.com” Dema shton se si është e mundur që ekspertiza për faktorët plotësues në duar, ka dalë e njëjtë për të dy të ndaluarit, kur dihet tashmë botërisht që në vendgjarje vetëm njëri nga autorët ka qëlluar mbi bankierin Artan Santo.
/Shqiptarja.com